Miratohet akti normativ për kursimin e energjisë te ‘Ekonomia ’, Tabaku: Fasha 800 kwh, abuzuese! Zv. ministri : S’është e vërtetë, është përballuar pjesa më e madhe nga buxheti

11 Nëntor 2022, 11:51| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 08:39

  • Share

Përmes një akti normativ të qeverisë miratuar në Komisionin e Ekonomisë titullarët e institucioneve që nuk zbatojnë masat për kursimin e energjisë do të gjobiten. Në këtë akt parashikohet dhe 1.5 milionë euro fond për të mbështetur  familjet që instalojnë panele diellore. Debate në komision pati edhe për fashën energjisë 800 këh.

Pavarësisht debateve komisioni i Ekonomisë miratoi aktin normativ të qeverisë që parashikon gjoba për ministrat, drejtorët dhe titullarët që nuk zbatojnë planin e kursimit të energjisë  në institucionet që drejtojnë.

Duke prezantuar aktin normativ, zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja u përball me akuzat e opozitës për vendosjen e fashës mbi 800 kwh, që sipas tyre është abuzive.

“Çmimi në bursë në tetor më i ulët se në tetorin e shkuar. Çmimi i bursës nuk justifikon rritjen e çmimit mbi fashë. Institucionet publike si Ujësjellësit kanë borxhet më të mëdha. Nuk mund t’ja çojmë familjeve të gjithë koston e 40% që marrim nga importi, teksa themi se u paguajmë ndryshimin e çmimit të energjisë jashtë kufirit.”- tha Tabaku.

Ndërkohë zv. ministri Kote është një vendim i marrë tashmë dhe se për të është bërë një analizë e thelluar.

‘Vendimi është marrë tashmë, ka rezerva te brendshme! Për fashën 800 kwh, kemi bërë një analizë, se sa janë konsumet ditore për ta krijuar mjedisin e përshtatshëm mesatar për të jetuar. Kemi bërë një listë, mbi konsumet kryesore, gatimi, ngrohja, akomodimi, kufiri është nën 800 kwh, por ne e kemi rrumbullakosur. Është 2.7 herë më shumë se në 2013. Me 300 kwh asokohe mendohej se një familje mbulonte nevojat kryesore pa ngrohjen, ne me llogarinë tonë bashkë me ngrohjen rezulton diçka mbi 500 kwh, ndërsa ne e kemi vendosur 800 kwh, që mund të evitohet. Pra ai konsumator që I duhet më shumë, ne mendojmë se ai 1 kwh më shumë duhet ta paguaj pak më shtrenjtë. ‘- tha Kote.

Akti Normativ ndër të tjera, parashikon dhe 1.5 milionë euro fonde për financimin e të paktën 70% të kostos së paneleve diellore për ngrohjen e ujit për rreth 2000 familje. Sa i takon këtij programi, kanë aplikuar deri më tani, 1 000 familje dhe janë rreth 15 kompani të përzgjedhura për realizimin e programit, që parashikon panele me vlerë mes 1 100-1 300 euro.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?