FASHIZMI NUK KA MEND! Thjesht, urrejtje, nacionalizëm dhe dhunë. Greqia ka një histori të dhimbshme prej fashizmit, por edhe një histori te lavdishme kundër fashizmit! Kjo na bashkon, nuk mund të na ndajë!
Fashizmi që endet mes nesh, nuk ka ç’i bën Shqipërisë, as Greqisë, por marrëdhënien e përbashkët e helmon; ne jemi ata qe kemi pësuar më së shumti nga kjo, shqiptarët që janë bërë objekt i lehtë i dhunës me bazë urrejtjen fashiste.
Na duhet te jemi bashke kundër fashizmit, tani! Tani ai është qesharak, banal, histerik, fyen kur përdor një ceremoni mortore, dhimbjen e kuptueshme familjare, për te ushqyer urrejtjen klasike qe e bën te zëshëm fashizmin; fyen kur përdor flamurin e shtetit-Greqisë qe antifashizmin e ka vlerë, për të mbuluar arkëmortin e një shtetasi qe shkeli rende një mori ligjesh ne përpjekjen e armatosur për të vrarë shërbyes të këtij shteti, Shqipërisë.
Nesër mund të bëj me shume se kaq; Përhapet si kolere për të bashkuar me shumë të tillë, ekstremistë të dhunshëm, propagandues te urrejtjes, fashizmit. Këtë duhet të përballim, bashkërisht!
Marrëdhëniet e paqta e bashkëpunuese, respektimi i ligjeve, zakoneve e vlerave tona, te njeri tjetrit, pa ngritur njërin e rrezuar tjetrin, duhet te zënë vakumin qe fashizmi përdor kohe pas kohe! Kjo për të gjithë ata qe duan këtë, ata qe kane mend!
Kush nuk ka, duhet të përballet me ligjin, deri në një, në këtë tokë si kudo në Evropë.
Ky vend duhet ta bëjë ligjin Zot edhe për këta!
Flamuri dhe mbishkrimet greke gjatë funeralit të Kaçifës
Fashizmi nuk ka mend! Thjesht, urrejtje, nacionalizëm dhe dhunë
Fashizmi që endet mes nesh, nuk ka ç’i bën Shqipërisë, as Greqisë, por marrëdhënien e përbashkët e helmon; ne jemi ata qe kemi pësuar më së shumti nga kjo, shqiptarët që janë bërë objekt i lehtë i dhunës me bazë urrejtjen fashiste.