Fasoneria letër qeverisë: Po humbim 9 mln euro në muaj! Prençe: 50 punonjës po largohen çdo ditë nga sektori! Pro-eksport: Të kompensohemi për humbjet nga rënia e euros

24 Nëntor 2023, 12:45| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 13:14

  • Share

Pas krizës që përfshiu sektorin e manifakturës për shkak të mungesës së punëtorëve, tashmë ata po heqin nga puna 50 persona në ditë, për shkak të humbjeve që po ju shkakton zhvlerësimi i euros.

“Ne dita ditës kemi një humbje në rreth 50 punonjës që largohen nga sistemi i punës në vendin tonë. Po humbasim konkurrueshmërinë tonë në krahasim me vendet ballkanike”, tha në konferencë Ervin Prençe.

Të dhënat e INSTAT flasin për një rënie të eksporteve me 47.4 milionë euro në 10 muaj, ndërkohë që shoqata pro-Eksport thotë se humbjet janë edhe më të mëdha.

“Ajo çfarë ne kemi llogaritur është 150 euro humbje për punonjës, ose 9 milionë euro humbje në muaj në sektor”, tha Prençe.

Në letrën që i kanë dërguar ministrit të Financave Ervin Mete, përveç kërkesës për dialog dhe për të gjetur zgjidhje ata thonë se duhet të miratohet paketa që mbështet manifakturën.

“Paketa manifakturë ka mbi 3 vite në sirtarët e Ministrisë së Financave, nuk ka asnjë lloj reagimi”, pohon Prençe.

“Meqë ne kemi këtë rënie ne duhet të kompensohemi”, tha Florjan Zekja.

Këtij sektori i është premtuar që në vitin 2021 miratimi i një garancie sovrane për ti mbështetur për të investuar në makineri dhe në përshtatjen e zinxhirit të prodhimit me kërkesat që ka tregu i huaj.

EKSPORTET E TEKSTILE E KËPUCË

Janar-Tetor 2022                     1089796635

Janar-Tetor 2023                     1042322104

Diferenca                                 -47,474,531

 

Leter Min se Financave PANDEMIA EKONOMIKE

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Falimentoni: 24/11/2023 14:46

    S'ka garanci sovrane. Nuk keni puntorë t'ju garantojnë ju. Qeveria letra bën, punëtorët ju garantojnë ju.

    Përgjigju
  • mergimtari: 24/11/2023 14:24

    Nga cilat para kerkojne keta "kapitaliste"te kompesohen?Levizjet ne tregun e lire te mallit e te monedhes,jane pjese e ligjeve ekonomike.Mjaft me mbrockulla te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?