Fasoneritë do kthehen në ‘shtëpi mode’: Përshtatemi me tregun, jo vetëm prodhim, por cikël të plotë nga modelimi deri te shitja

8 Maj, 17:42| Përditesimi: 8 Maj, 20:02

  • Share

Sektori i manifakturës nuk do të jetë më vetëm fasoneri, por do të transformohet në një industri ‘mode’. Ky është objektivi i këtyre bizneseve, të cilët duan të shkëputen nga varësia ndaj kontratave të huaja, dhe ta bëjnë vetë të plotë të gjithë ciklin duke filluar me prodhimin, modelimin e produkteve, deri te shitja e tyre.

“Ndryshimi i këtij sektori, nga fason me material porositës në cikël të plotë. Do të jetë vetë biznesi që do të merret me modelizimin e kampioneve, do të jetë vetë biznesi që do merret me blerjen e lëndëve të para, dhe produktin përfundimtar do ja shesë klientëve”, pohon Prençe.

Por për të kaluar në këtë cikël të ri zhvillimi, duhet fuqi e kualifikuar punëtore, për këtë arsye Edvin Prençe drejtues i shoqatës ProEksport Albania, thotë se duhet të bashkëpunohet edhe me shkollat.  

“Ky sektor ka arritur në 60 mijë punonjës dhe ajo që është në fokus është trajnimi i punonjësve që ne kemi për të gjitha fazat e prodhimit. Por duhet edhe ndryshim edhe i kurrikulave të shkollave profesionale. Patjetër që duhet edhe rritje profesionale edhe nga shkollat, që të funksionojë ky zinxhir prodhimi. Ne jemi në diskutime edhe me qeverinë për të bërë akademinë e ekselencës së modës, që synon të afroj më shumë të rijnë drejt këtij sektori”, tha Prençe.

Mungesa e stafit, është edhe pasojë e sjelljes së biznesit, i cili nuk i ka motivuar me paga dhe me kushtet e punës.

“Mungesa e punonjësve, patjetër që jemi fajtor. Të gjithë sektorët nuk e kanë parë figurën e punëmarrësin si vlerë të shtuar, por kjo gjë ka ndryshuar. Patjetër që është një ‘mea culpa’, në fund të vetes nuk mund ti kërkosh llogari një tjetri kur nuk ke bërë analizën e vetveten. Por kjo është ajo që po bëjmë po ndryshojmë vetveten”, thotë Prençe.

Aktualisht në këtë sektor në vend janë të punësuar rreth 60 mijë persona, ku pjesa më e madhe sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës, janë me paga minimale, 40 mijë lekë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Parajsë për taksa: 08/05/2024 18:25

    Do kthehen në shtëpi boshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?