Biznesi fason në krizë, Konfindustria: Të merren masa për shmangien e falimentimit! Përgjegjëse qeveria

15 Janar, 09:57| Përditesimi: 15 Janar, 10:08

  • Share

Konfindustria bën përgjegjëse qeverinë me politikat e saj për krizën që ka prekur biznesin e fasonerisë.

‘Konfindustria vlerëson, se përveç shkaqeve objektive të gjendjes së vështirë të industrisë fason si,- ulja e fortë e kërkesës nga tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2023, rritja e pagës, - ulja e ofertës së tregut të punës si pasojë e emigracionit, etj. përgjegjësi të drejtpërdrejtë kanë edhe politikat e qeverisë shqiptare.’- thuhet në deklaratën e Konfidistrisë.

Në një deklaratë për mediat Konfindustria vlerëson se duhet të merren masa në formë pakete ndihme të jashtëzakonshme për shmangien e falimentit në shkallë të gjerë të sektorit të industrisë së manifakturës shqiptare gjatë vitit 2024.

Sipas Konfindustrisë, në kushte të ngjashme në shtetet demokratike vendimet e mësipërme të ekzekutivit, të pashoqëruara me masa shoqëruese ndihme do të rrëzoheshin nga sistemi gjyqësor.

‘Konfindustria vlerëson, se duhen marrë masa në formë pakete ndihme të jashtëzakonshme për shmangien e falimentit në shkallë të gjerë të sektorit të industrisë së manifakturës shqiptare gjatë vitit 2024.

Është e papranueshme, që të pranohet pa asnjë përpjekje për ndihmë nga ekzekutivi humbja e pjesës së tregut ndërkombëtar prej qindra milionë euro në vit të prodhimeve të markës “Made in Albania’ në industrinë fason. Në rast të kundërt rrezikohen mbi 40 mijë vende pune me pasoja të rënda, sidomos në shtresat shoqërore dhe në pjesët më të varfëri të vendit.

Vlerësohet, se do të humbasin plotësisht edhe qindra milionë euro investime dhe përvojë 30 vjecarë në sektor. Gjithashtu, buxheti i shtetit do të preket ndjeshëm si pasojë e ngarkesës financiare të sigurimeve shoqërore të papunësisë. Konfindustria vlerëson, se përveç shkaqeve objektive të gjendjes së vështirë të industrisë fason si,- ulja e fortë e kërkesës nga tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2023, rritja e pagës, - ulja e ofertës së tregut të punës si pasojë e emigracionit, etj. përgjegjësi të drejtpërdrejtë kanë edhe politikat e qeverisë shqiptare.

Vetëm në vitin 2023 me vendime të mirëfillta politike dhe tërësisht antitreg janë rritur me 30% pagat e referencës, duke prekur drejtpërdrejtë planet e biznesit të sektorit.

Vendimet e mësipërme politike, shoqëruar edhe me mbiçmimin e pashpjegueshëm nga zhvillime formale ekonomike të Lek-ut me 11% vetëm në vitin 2023, ngarkojnë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë qeverinë për thellimin e gjendjes së vështirë të industrisë fason.

Konfindustria vlerëson, se në kushte të ngjashme në shtetet demokratike vendimet e mësipërme të ekzekutivit, të pashoqëruara me masa shoqëruese ndihme do të rrëzoheshin nga sistemi gjyqësor.’- thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.

Por kryeministri Edi Rama, teksa ishte i pranishëm në çeljen e “Shtëpisë së Biznesit”,  e quajti vdekje klinike situatën e biznesit fason, ndërsa kërkoi përshtatje me tregun.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 15/01/2024 14:03

    Prodhuesit e industris fasone e kane vendosur fajin tek ngritja e rroges minimale per punonjesit.Natyrisht mund tu kene rene fitimet por ne keto situata boteroredo te kete edhe te tilla,bisnes eshte.Zoterinj mos mendoni vetem per fitimet tuaja por,edhe per jetesen e njerezve qe puojne per ju.Rrisni cilesine dhe stimuloni prodhimin duke mos i shitur me cmime me te larta se te importuarat.Ju me mendesit qe tregoni jeni per kapitalizmin e shekullit te XIX-t

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?