'Fastfut'-ët duhen dërguar në Hagë!

11 Qershor 2023, 11:49| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 11:51

  • Share

Mjafton të lexosh dikë se si shkruan dhe çfarë shkruan, për të kuptuar se çfarë është. Ky këtu është një njoftim me 5 fjalë dhe në të ka 5 gabime ortografike. Nga këto, 3 janë të falura, por dy gabimet e fundit, në fakt, nuk janë gabime. Autori duhet të akuzohet për “krim kundër njerëzimit”, i denjë për në Gjykatën e Hagës dhe jo për krim gjuhësor, apo edhe antireklamë. Dhe ky nuk është i vetmi. Lexojmë shpesh statuse në rrjetet sociale tekste që tregojnë injorancë të pamatë gjuhësore dhe mungesë formimi. Këtu nuk e kam fare fjalën për lapsuse, gabime nga shpejtësia, apo edhe fjalë që janë të diskutueshme edhe për gjuhëtarët se si duhet të shkruhen.

Të tilla bëjmë të gjithë. Por, gabime si ky tipi i “fastfut”-it që të bën të mbash barkun me dorë, janë shtuar shumë së fundi. Madje në rrjetet sociale janë bërë fenomeni numër një. Këto ndotje gjuhësore përbëjnë gabimin e madh të Mark Zuckerberg që duke shpikur Facebook-un i dha mundësi edhe budallait të fshatit të japë mendimin e tij. Por, ajo që të habit më shumë është guximi me të cilin shkruajnë, debatojnë dhe komentojnë disa. Këtu nuk po fusim ata që ofendojnë e shajnë të fshehur me nick name, sepse këta tipa së pari vënë në dyshim gjininë e tyre. Nuk po përfshijmë në këtë kategori as delirantët që mendojnë se çdo status që ata shkruajnë është ngjarja e ditës. Atyre u shtohet deliri sepse mendojnë se duke marrë shumë likes dhe shares kanë shumë fansa. Por, i kujtojmë këtyre fluturakëve që ishin të shumtë edhe ata që në vitin 1997 futën paratë te Sudja, por ky ishte një turp dhe idiotësi kolektive dhe jo një nder personal.

Fjalën e kemi kryesisht për ata që shkruajnë me emër, mbiemër dhe për këtë ndjehen aq të sigurt dhe krenarë. Me siguri, këta kriminelë të gjuhës, duhet të kenë dikë pranë që u thotë: Sa bukur e ke shkruar! Ndryshe, nuk ka mundësi tjetër. Ndërkaq, dikush shkruan duke përdorur statuse të gatshme. Ky është një farë përparimi, vetëm se ka problem. Mund të ngatërrojë emrin e ndonjë filozofi me emrin e një ndonjë sallate dhe kjo mund “t’ia presë krahët fare” nëse një ditë do t’ia thonë. Përfundimisht, facebook-u, instagram-i dhe twitter-i janë bërë si një diagnozë mjekësore. Mjafton të lexosh se çfarë shkruan dikush për të kuptuar nga se vuan. Fjala vjen, ky “fastfut”-i është në gjendje të rëndë. Ndihmojeni duke i thënë, së pari, mos të shkruajë fare dhe së dyti, të mësojë urgjentisht abetaren. Të tjerët, të mësojnë nga ky shembull.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 12/06/2023 09:23

    SA PER DREJTSHKRIMIN ESHTE I RENDESISHEM, POR UNE JAM HABITUR (JAM KTHYER NE SHQIPERI PREJ 6 VITESH) KUR KAM DEGJUAR SHUMICEN E GAZETAREVE TE PERDORIN ME SHUME FJALE TE HUAJA SE SA SHQIPTARE...DHE KJO ESHTE PER TE VENE KUJEN

    Përgjigju
  • Ed Rama: 12/06/2023 08:55

    Ore vari lesht kompet gramatikes e drejtshkrimit. Problemi eshte se AKU nuk i kontrollon ndonjehere keta e nuk dihet origjina e mishit me hormone apo kushtet e ruajtes etj

    Përgjigju
  • xXx: 12/06/2023 05:31

    Edhe nje gje ore profesor.Neper firma i futen leket edhe mjeke,inxhiniere deri dhe te ekonomiste e mesues matematike sepse u mashtruan nga keta te paudhet qe udheheqin kete vend...Edhe sa per drejteshkrimin mos u merr me ate hallexhiun,por merru me ata qe bejne ligjet edhe per ty dhe femijet e tu po ke.Ata qe s'kane mbaruar dhe 8-vjeçaren dhe ata te shkolluarit qe shkaterruan shkollen...

    Përgjigju
  • xXx: 12/06/2023 05:21

    Peshku qelbet nga koka mor karafil...

    Përgjigju
  • Wei: 12/06/2023 04:30

    Si duker autori qeka cik i vonuar. I ben pershtypje "fastfut" i ndonje te pa shkolluari por qe punon me djersen e ballit, ama nuk i ben pershtypje "fast-hajduti" Rama me oborrin "fast-hajdut-servil" perreth qe si shushunja rrjepin parate e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Fjala e perbere: 11/06/2023 15:23

    Une jam shprehja kuptimplote e bisneseve politike,ekonomike,erotike,BB,Perputhen etj.. Hajt FastFut se ne nuk kena kohe me prit!

    Përgjigju
  • WC muhabet: 11/06/2023 13:29

    Po si nofka ime. Ai e ka shkruar mirë. Fast anglisht dhe fut shqip. Dmth, e ka me të futme të shpejtë. T'a fut shpejt, e se merr vesh. Shkurt është mashtrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?