Fasule me makarona në tavë dheu
Përbërësit:
- 500 gr fasule
- 250 gr makarona
- 1 qepë
- 2 karrota
- 1 degë selino
- 2 thelpinj hudhër
- 1 degë rozmarinë
- 1 spec djegës
- 2 lgj salcë domate koncentrat
- 4 lgj vaj ulliri
- 1 litër ujë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fasulet të cilat i kemi zjerë me parë u largojmë lëngun. Kaurdisim qepën e grirë imët duke shtuar pak kripë për zbutje. Shtojmë karrotën dhe selinonë të prera në kubikë të vegjël, thelpinjtë e hudhrës dhe salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen duke rregulluar shijen me kripë dhe piper. Më pas shtojmë rreth 1 litër ujë dhe e lemë të marrë valë. Sapo uji të fillojë të vlojë shtojmë fasulet dhe makaronat. E kalojmë këtë masë në tavë dheu duke shtuar pak spec djegës dhe rozmarinë. E lemë në furrë sa të marrë një cipë të hollë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak salçiçe ose suxhuk.