Fasule me pastërma nga zonja Albana

23 Mars 2022, 10:53| Përditesimi: 23 Mars 2022, 10:54

  • Share

Fasule me pastërma

Përbërësit:

3 fç fasule

5 copa pastërma

1 qepë e madhe

2-3 thelpinj hudhër

½ spec jeshil

½ spec i kuq

1 domate

1 lgj salcë koncentrat

Vaj ulliri

Spec djegës

Kripë, piper

Përgatitja:

Fasulet lihen që në mbrëmje në ujë, sikurse dhe mishi në mënyrë që t’i dalë kripa. Të nesërmen fasulet i kullojmë dhe i vendosim të ziejnë duke shtuar dhe copëzat e pastërmasë. Grijmë imët një qepë dhe e kaurdisim së bashku me hudhrën, specat dhe domaten e grirë. Shtojmë dhe 1 lgj koncentrat dhe më pas këtë masë e shtojmë në tenxheren me fasule. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë derisa fasulet të ajkosen.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?