Fasule me pastërma nga zonja Albana

8 Nëntor, 11:54| Përditesimi: 8 Nëntor, 11:55

  • Share

Fasule me pastërma

Përbërësit:

  • 500 gr fasule të bardha
  • 200 gr pastërma
  • 1 qepë e madhe
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 2 domate / 2 lgj salcë domate
  • 1 spec i kuq ose jeshil
  • 2-3 gjethe dafine
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Spec djegës
  • Majdanoz për servirje

Përgatitja:

Vendosim fasulet në ujë të ftohtë dhe i lëmë për disa orë ose gjithë natën për zbutje. Më pas fasulet i vendosim në një tenxhere të madhe me ujë të freskët dhe i  lëmë të ziejnë për rreth 40-50 minuta që të mos shpërbëhen. Në një tigan të thellë, ngrohim pak vaj ulliri dhe skuqim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë specin dhe pastërmanë, vijojmë me kaurdisjen derisa pastërmaja të marrë pak ngjyrë. Më pas shtojmë domatet e grira ose salcën e domates dhe e lëmë derisa të trashet salca. Hedhim fasulet e ziera në tiganin me pastërma dhe salcë. Shtojmë gjethet e dafinës, kripën, piperin dhe specin djegës dhe e lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ulët për 20-30 minuta që shijet të miksohen mirë. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?