Fasule me perime
Përbërësit:
½ kg fasule
1 qepë të thatë
2 thelpinj hudhër
1 karrotë
1 spec i kuq
1 kungull
1 lgj salcë domate koncentrat
Spec djegës
Vaj ulliri
Kripë, piper
Turmerik
1 tufë majdanoz
Përgatitja:
Fillimisht fasulet duhet të vendosen në ujë të bollshëm që në darkë.
Shpëlajmë fasulet dhe i vendosim të ziejnë në tenxhere me ujë.
Ndërkohë kaurdisim qepën dhe hudhrën të prerë në fetëza. Më pas shtojmë karrotën dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Marrim pak lëng nga zierja e fasuleve dhe e shtojmë në tigan. Sapo lëngu të fillojë të shterojë shtojmë kungullin të prerë në feta, specin e kuq dhe një lugë salcë domate.
Pasi fasulet të kene zjerë hedhim perimet e kaurdisura, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike sipas preferencës. Fikim sobën dhe e lemë tenxheren me fasule për 10 minuta në nxehtësinë e sobes që të “ajkoset”.