Fasule pikante me perime nga zonja Albana

24 Shkurt 2023, 11:30| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 11:31

  • Share

Fasule pikante me perime

Përbërësit:

  • 500 gr fasule
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 spec i kuq
  • 1 karotë
  • 1 kungull
  • 1 lgj koncentrat domate
  • Spec djegës
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Pasi i kemi lenë fasulet në ujë një natë më parë, i shpëlajmë dhe i vendosim të ziejnë. Ndërkohë kaurdisim qepën me hudhrën dhe karrotën të prerë në fetëza. Më pas shtojmë pak lëng nga zierja e fasuleve, shtojmë kungullin, specin e kuq dhe një lugë salcë domate. Pasi fasulet të kenë zjerë hedhim perimet e kaurdisura, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?