Receta

Fasule të ajkosura me perime nga zonja Albana

2 Tetor, 11:45| Përditesimi: 2 Tetor, 11:47

  • Share

Fasule me perime

Përbërësit:

  • 500 gr fasule të bardha
  • 1 qepë e madhe
  • 2 karota mesatare
  • 1 spec i kuq
  • 4-5 degë selino
  • 1 rrënjë selino (opsionale)
  • 400 gr domate të grira në rende
  • 150 ml vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një enë me ujë lëmë fasulet për rreth 12 orë. Më pas i kullojmë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. Qërojmë dhe presim qepën dhe selinonë në copa të vogla, karotat në rondele ose kubikë dhe specin në shirita të vegjël. Vendosim fasulet në tenxhere dhe i lëmë të ziejnë. Në vlimin e parë shtojmë  qepën, karotat, specin, domatet e grira, gjethet e selinos, vajin e ullirit, mustardën, kripën dhe piperin. I përziejmë mirë dhe i lëmë të gatuhen plotësisht. E shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur ose ullinj anash.

Këshilla nga Albana: Sekreti për fasulet e ajkosura është t'i shtojmë mustardë në fund. Mustarda jo vetëm redukton gazrat, por edhe ndihmon që lëngu të lidhet dhe të bëhet më kremoz.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?