Politikë

Fatbardh Kadilli: Kryetari i PD-së të zgjidhet për një mandat 4-vjeçar, të fitojë zgjedhjet ose të ikë (VIDEO)

10 Qershor 2021, 11:11| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 13:18

  • Share

TIRANË- Kur kanë mbetur 2 ditë nga zgjedhjet brenda PD-së, kandidati Fatmardh Kadilli ka prezantuar një tjetër pikë të programit të tij, që sipas tij do i japë fund kryetarit-pronar, siç ka akuzuar Lulzim Bashën. Ai ka vënë theksin se nëse kryetari nuk arrin që të fitojë zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

“PD-ja ime dhe juaja është streha e gjithkujt, por nuk mund te jete kurrë peng i askujt! Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar. Propozimi im është që Kryetari të zgjidhet vetëm për një mandat 4-vjeçar dhe vetëm me një mision: Të fitojë zgjedhjet politike, me PD forcë e parë.

Kryetari ose fiton dhe bëhet Kryeministër, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi. Kryetari që humb zgjedhjet nuk mund të rikandidojë më. Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese", ka nënvizuar Kadilli në një video të postuar në rrjetet sociale.

Në garë janë kryetari aktual Lulzim Basha, si edhe Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi. Të drejtë vote kanë rreth 76 mijë demokratë që do të ushtrojë të drejtën e votimit në 75 qendra votimi.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?