‘S'ka farsë, por humbje me 300 mijë vota për PD’, kështu është shprehur ish- deputeti i PD Fatbardh Kadilli teksa komentoi zgjedhjet e 11 majit.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv Kadilli u shpreh se Berisha duke qëndruar në krye të PD edhe pas humbjes në zgjedhje është duke penguar rotacionin politikë.
‘Ky do të ishte rezulati, s’mund të kishte një rezultatë tjetër për të mos pranuar dështimin dhe përgjegjësinë përballë demokratëve, opozitës dhe përballë edhe gjithë shqiptarëve dhe sillen rrotull duke u marr me cikërrima. Por, diferenca prej 300 mijë votash nuk justifikohet dhe duke qenë se janë të vetëdijshëm se nuk mund ta justifikojnë, marrin kohë për të shtyrë 2 muajt e parë nga 1 maji dhe të presin shtatorin. Çfarë do të bëjnë këta studime dhe kërkime, këta tallen me njerëzit. Të shohësh kryetarin e opozitës që del si ekspert ligjor dhe thotë kjo firma këtu nuk përputhet me atë firmën aty. Kutitë u hapën dhe doli që ne paskemi marr dyfishin e votave që na paskan takuar. Berisha me këtë parti pengon rotacionin politikë që të kemi demokraci efektive’, tha ai.
Ai tha se Berisha nuk është më një alternativë përballë kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, PD duhet që të bëjë edhe një analizë se pse humbi në zgjedhje.
‘Nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim në Shtator sepse të bëjë ndryshime do të thotë të pranojnë se ka probleme, kur në fakt problemi është ai vetë. Sot në PD fitues ndihen fitues vetëm 50 deputet dhe të tjerët janë humbës. Por, Berisha nuk është më alternativë përballë Ramës. PD i mungon arsyetmi, në PD duhet të pyesin veten pse humbëm, pse humbën në 2013 përballë Ramës’, tha ai.
Kadilli shprehu vendosmërinë e tij për të qëndruar në politikë, edhe nëse është i vetëm, duke theksuar se ndryshimi i opozitës është i domosdoshëm për të ndryshuar pushtetin.
‘Unë kam vendosshmërinë për të qëndruar në politikë edhe kur jam i vetëm, jo vetëm kur shoh njerëz si unë që përpiqen për të ndryshuar opozitën. Nëse opozita nuk ndryshon, nuk ndryshon as pushteti. Pushtetin e ndryshon opozita dhe që ta ndryshojë opozita pushtetin duhet që të ndryshojë në radhë të parë vetveten. Ne kemi nevojë për ndryshim’, tha ai.
Komente
