Fatet e pikturës së Edi Hilës, çfarë i kërkoi Kuvendi Popullor dhe ç’pësoi

23 Maj 2018, 17:26| Përditesimi: 23 Maj 2018, 17:52

  • Share

Për herë të parë në Galerinë Kombëtare Tiranë, piktori Edi Hila vjen me një ekspozitë të tijën retrospektive, pasi ka shkëlqyer në vendet ndërkombëtare.

Stadi i parë i prezantimit të punëve të mia, të kësaj retrospektive ishte në Varshavë dhe të them të drejtën atje për mua ishte shumë më e lehtë të prezantoj vetveten, sesa në Shqipëri sepse sigurisht këtu ka një përgjegjëis më të madhe.

Piktori Edi Hila

Në konferencën për mediat, Hila kishte zgjedhur që prapa tij të qëndronte piktura “Mbjellja e pemëve”. Ajo tablo u kërkua me porosi nga Kuvendi Popullor në vitin 1970.

Menjëherë pas kësaj periudhe erdhi ajo që dini të gjithë, KRITIKA. Dolën studentët me kritikat e tyre sikur kultura dhe artistët po largohen nga vlerat e kombit, e traditës dhe këtu po bëjnë prezent gjurmët e artit perëndimor, etj etj. Optimizmi ishte kërkesë e realizmit socialist, por kam përshtypjen kjo nuk ishte një pikturë e optimizmit revolucionar.

Edi Hila, në konferencën për shtyp

Por nuk ishte ai momenti i duhur, megjithatë veç fatit të keq ku piktura u përdor si preteks për dënimin e Hilës, pati edhe anën tjetër të fatit...

Fatin e mirë sepse për hatër të kritikës u mbyll në një dhomë të errët bashkë me pikturën e Edison Gjergos sepse kanë qenë dy ‘Epika e yjeve të mëngjesit’ dhe ‘Mbjellja e pemëve’ që u kritikuan së bashku. U mbyllën në një dhomë të errët dhe çelësat i mbante ministria e Arsimit dhe vetëm për këtë fat kaluan 50 vjet e ca kusur dhe ajo u ruajt mirë, se rrezik do ishte prishur.

Piktori Edi Hila

Çdo pikturë e Edi Hilës, prezanton ngjarje të vërteta që lidhen fort me të. Shqipërinë që ishte, dhe ajo që ndryshoi... si dhe gjendje emocionale, si dora e shtrirë e nënës të tij me një telekomandë. 25 mijë persona vizituan ekspozitën e piktorit shqiptar të transformimit në muzeun e e Artit Modern në Varshajë, kuratorët e ekspozitës Erzen Shkololli, Joanna Mytkoëska dhe Kathrin Rhomberg shpresojnë që të njëjtën dëshirë të kenë edhe shqiptarët për këto dy muaj teksa ekspozita do të qëndrojë e hapur.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?