Foto ilustruese

Fati do t'i 'buzëqeshi' luanit dhe akrepit! A do të gjejnë peshqit dashurinë?! Cilat shenja kanë yjet aleatë

5 Janar 2022, 15:40| Përditesimi: 5 Janar 2022, 15:51

  • Share

2021 ndoshta nuk ka qenë viti juaj, por për yjet nuk ka dyshim që 2022 do të jetë! Kjo jo pr të gjithë, por për luanin, virgjëreshën, akrepin, shigjetarin dhe peshqit.

LUANI

Pa marrë parasysh a do t’ju buzëqesh fati apo jo, do të bëni çdo gjë që të jeni ylli midis të gjitha shenjave të tjera të Zodiakut. Me gjithë situatën në të cilën gjendeni, gjithmonë do të përpiqeni të gjeni mënyrën që të jeni në qendër të vëmendjes. Natyrisht, do të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve atyre që ju rrethojnë.

VIRGJËRESHA

Ky vit do të jetë një ndër më të mirët në jetën tuaj. Do të mundeni të realizoheni edhe emocionalisht edhe fizikisht, si edhe të forconi marrëdhëniet me njerëzit e rëndësishëm. Veç kësaj, do të keni rastin të njihni miq të rinj të cilët do ua ndryshojnë jetën. Mbase do të takoni edhe shpirtin binjak. E gjitha që ju nevojitet është që të hapni zemrën tuaj.

AKREPI

Nëse prej një kohe të gjatë po kërkoni personin me të cilin do të mund të ndërtoni lidhje të fuqishme dhe të qëndrueshme, atëherë keni arsye për t’u gëzuar, sepse viti 2022 përfundimisht është i juaji! Nuk jeni të detyruar as të prisni gjatë, sepse do të njihni dashurinë tuaj që në fillim të vitit. Ekzistojnë dy mundësi: ose do të vendosni lidhje me ndonjë nga ish-partnerët, ose në jetën tuaj do të shfaqet ndonjë partner i ri. Për çdo rast, lidhja ndërmjet jush do të jetë e fuqishme. Dashuria e tillë do të zgjasë shumë.

SHIGJETARI

Jeni shumë kreativ dhe keni imagjinatë të pasur. Nuk dëshironi në asnjë mënyrë të kufizoheni. Kureshtja juaj e lindur do t’ju sjellë sukses këtë vit. Guximi do t’ju ndihmojë të dilni nga zona e komfortit dhe të filloni të kërkoni mundësitë falë të cilave do të lini gjurmë në histori.

PESHQIT

Këtë vit do të keni fat në dashuri, por më parë duhet të dilni nga zona juaj e komfortit. Lirisht filloni me aventura.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?