Neymar i dëmtuar

Sport

Fati i keq 'përndjek' Neymarin, braziliani humbet ndeshjen kundër Bayern në Champions League

20 Shkurt 2023, 19:13| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 19:15

  • Share

Sipas një raporti, ylli i Paris Saint-Germain, Neymar është në dyshim të madh për ndeshjken e klubit në Champions League përballë Bayern Munich pas dëmtimit që pësoi në ndeshjene së dielës kundër Lilles.

Testet e para të kryera nga braziliani kanë zbuluar një çarje të pjesshme të ligamenteve të kyçit të këmbës së tij të djathtë. Ai pritet të jetë jashtë fushës për 3-4 javë. Dëmtimi i Neymar u duk edhe nga fotoja e cila u shkrep për herë të parë teksa braziliani ishte i shtrirë në fushën e lojës dhe u pa qartë se do ta kishte të vështirë të përmirësohej për të arritur të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër skuadrës gjermane.

Thënë kështu, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe janë ende një dyshe e frikshme për Bayern Munich. Por edhe nëse Neymar rikthehet përkundër parashikimeve ogurzeza, vështirë që mund të japë ndonjë impakt në ndeshje.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?