‘Fati i Metës në duart e Kushtetueses”, Braçe: Do të gjykojë dhe veprimet e qeverisë

10 Shtator 2020, 18:03| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 18:49

  • Share

Synimit për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri në fund të këtij viti, i është bashkuar dhe zv.kryeministri Erion Brace, i cili për vonesat e krijuara deri më tani, përgjegjës bën institucionin e presidencës.

Me zë të lartë dhe tona të ashpra, Brace paralajmëroi se fati i Presidentit do të varet nga Gjykata Kushtetuese, e cila sipas tij, nuk do kursejë as qeverinë Rama kur vjen puna për të gjykuar veprimet.

“Nëse ne kemi sot një problem me Gjykatën Kushtetuese, e kemi këtë problem jo thjesht dhe vetëm për shkak të reformës në drejtësi, të vetingut si proces kyç të reformës në drejtësi. Vonesa që nuk mund të tolerohen më përtej fundit të këtij viti për të gjykuar veprimet e gjithsecilit të qeverisë në radhë të parë, të Kuvendit  dhe të Presidentit, fati i të cilit varet nga Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Braçe.

Në Komisionin e ekonomisë, ku u rrëzua dekreti i presidentit Meta për ndarjen e rajoneve, zv. kryeministri Brace kërkoi nga presidenti të mos gjykojë punën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

“Dua ti them presidentit të republikës dhe çdo përfaqësuesi të tij se nuk kanë tagër as kushtetues dhe as ligjor të fyejnë cilindo nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk kanë tagër të bëjnë as një përcaktim për deputetë të zgjedhur të Kuvendit, si janë zgjedhur apo si e ushtrojnë detyrën e tyre. Është e turpshme që presidenti i Republikës merr  përsipër kohë pas kohe të gjykojë deputetët e ligjshëm të Parlamentit të Shqipërisë.”, shprehet ndër të tjera Braçe.

Braçe nuk kurseu as akuzat për opozitën jashtëparlamentare, bojkoti i të cilëve sipas Braçes, dëmtoi demokracinë në vend.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • JamKushJam: 10/09/2020 22:16

    Mos genje Brace di Ferro... bojkoti i opozites nuk demtoi demokracin ne vend, pekundrazi na la rehat nga thashethemet e akuzat alla fisnore te stilit komunist + na njohu me ekstejnshenin perfaqesues opozitar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?