'Fati i popullit tim është fati im', Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhurojnë 50 000 euro në luftën kundër covid 19

20 Mars 2020, 18:24| Përditesimi: 20 Mars 2020, 20:49

  • Share

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Aksionerëve dhe Këshillit Mbikëqyrës të Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, njoftojmë si më poshtë:

Akordojmë një donacion financiar për situatën e rëndë dhe punën heroike të mjekëve në spitalin e infektivit dhe jo vetëm.

Si rrjedhojë e virusit COVID-19, të gjithë po përjetojmë një situatë të rëndë socialo-shëndetësore dhe ekonomike. Referuar udhëzimeve nga instancat shtetërore dhe Grupi Eurosig-Insig, tashmë pjesë dhe e UBA Bank, kemi realizuar me përpikmëri udhëzimet dhe rekomandimet e qeverisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe të gjitha organizmave që janë kompetente për situatën.

Përveç mundësimit të punës së stafit nga banesat e tyre, me qëllim vazhdimin e shërbimit, Grupi u ofron klientëve shërbimet online dhe ju përgjigjet në kohë për të gjitha sigurimet që ju kërkohet në këto ditë të vështira.

Ndërkohë garantojmë klientët se do ju gjendemi pranë në çdo kohë për nevojat e tyre.

Referuar traditës së Grupit, por edhe situatës së rënduar, për të qenë në krah të heronjve të heshtur, stafit mjekësor, për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe në krah të politikave të qeverisë, Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhuron 30,000 euro për Qeverinë Shqiptare në shërbim të stafit mjekësor të infektivit në Tiranë e në rrethe. Gjithashtu dhuron edhe 20,000 euro për Bashkinë e Tiranës që t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë e të moshës së tretë.

Grupi Eurosig-Insig tashmë pjesë e UBA Bank, e cila ka aksioner Bankën Islamike për Zhvillim, bankë e vlerësuar ndërkombëtarisht me nivelin më të lartë AAA, që ka mbështetur ndër dekada popullin shqiptar. Banka e tregoi përsëri në konferencën e donatorëve me shumën, e cila kalonte dhe Bashkimin Europian prej 415 milion euro (e ndarë 365 milionë euro për rindërtimin dhe 50 milionë euro për rimëkëmbjen e bizneseve).

Gjithashtu, edhe në rastin e pandemisë së Corona Virusit kanë akorduar për vendet e grupit (në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria) një shumë prej 730 milion dollare, e cila përfshin projekte shkencore dhe programme mbështetëse qeveritare, që do t’i jepen sektorit publik dhe privat me qëllim minimizimin e shpërndarjes dhe ndikimit negativ të COVID-19.

Prandaj dhe grupi është pjesë e donacioneve e kontributeve, sepse “Fati i popullit tim është fati im”, ka thënë i madhi Pjetër Bogdani.

“Shqiptarët i dua se janë një racë e vjetër dhe trima”, ka thënë Theodor Roosevelt.

Prandaj:

Qëndroni të fortë Shqiptarë, në këtë luftë pa fushëbetejë dhe arsenal ushtarak përballë, qëndroni në shtëpi të sigurtë, zbatoni me përpikmëri direktivat dhe udhëzimet nga instancat kompetente, sepse ky është kontributi më i vlefshëm social dhe ekonomik i juaji për shoqërinë dhe vetë kombin.

Jeta njerëzore dhe siguria e kombit, para çdo gjëje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 20/03/2020 18:59

    O U KEPUTET JU ME 50.000 EURO....LEGENA..

    Përgjigju
    • shpetimi: 20/03/2020 23:29

      Bravo Eurosig Insig gjithmone te paret ne keto raste te tmershme fatkeqesish per popullin e vecanti per mjeket qe jane me balle te punes.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?