Emigrantët shqiptar në Britani

Fati i të rinjve dhe Anglia!

9 Tetor 2022, 17:31| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 17:34

  • Share

Në Shqipëri ka një kategori që kanë humbur sensin se si është të jetosh i varfër në Shqipëri ose i shkolluar pa miq të fortë dhe pa mbështetje! Kjo kategori është ajo e politikanëve që mbi kurrizin e qytetarëve her duke vjedhur e ndonjëherë duke marr ryshfete e kanë siguruar jetën e tyre edhe për brezat e ardhshëm, fëmijët po me lekët shqiptarëve po i shkollojnë në uniervsitetet më të mira në botë e e nëse vendosin të kthehen në Shqipëri karrierën e kanë të garantuar përmes trashëgimisë! Megjithatë, këta politikanë jetojnë në një kështjellë luksi që nuk e dinë se çfarë ndodh jashtë me qytetarët e dorës së dytë!

Po çfarë shpresash ka sot një i ri në Shqipëri? Pak të rinj kanë mundësi të shkollohen sot në Shqipëri për shumë arsye, por mbi të gjitha për arsye ekonomike! Edhe kur shkollohen me shumë mund e sakrifica kanë shumë pak mundësi të gjejnë punë në profesion e kjo lidhet me faktin se në Shqipëri duhet të kesh mik të fortë në politikë, pushtet apo në administratë, sepse ndryshe mbetesh i braktisur me gjithë diplomën në dorë që vlen pak ose shumë pak në realitetin shqiptar!

Por marrim të mirëqenë edhe rastin kur punësohen! Rrogat fillestare janë 500 mijë lekë të vjetra! Të bësh një martesë normale tashmë kushton minimumi 10 mijë euro! Të blesh një makinë normale kushton 5 mijë euro! Të blesh një shtëpi kushton të paktën 50 mijë euro! Atëherë më tregoni sa guxim e shpresë ka një i rinj të jetoj në këto kushte në vendin e tij?! Pa llogaritur faktin se vendi i punës nuk është i sigurt e shpejt mund të përfundosh pa punë! Siguria është problem në vete, padrejtësitë sociale janë gjithë kohës të pranishme, disnivelet sociale janë të pranishme gjithë kohës!

 Analizuam deri ata që kanë mundësi të shkollohen, por jo të gjithë e kanë një fat të tillë, shumica për zgjedhje ose për arsye të tjera nuk kanë mundësi të shkollohen! E vetmja mundësi punësimi mbetet ndërtimi me kushte e kontratat skandaloze, fasoneria që është skllevëria moderne ose në miniera me kushte çnjerëzore! Kjo është arsye që të rinjtë të pa shpresë marrin rrugën e oqeanit me gomone! Këto janë arsye që largohen të rinjtë që janë e ardhmja e një vendi që duket në fakt se nuk ka të ardhme!

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?