Kryebashkiaku i parë i Tiranës, Ali Bakiu

Fati i trishtë i kryebashkiakut të parë të Tiranës pas lufte, Arkivi kujton Ali Bakiun: U dënua me vdekje, një muaj më pas këshilli ndryshoi vendimin

23 Qershor 2023, 18:34| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 18:38

  • Share

Sot Arkivi Shtetëror ka kujtuar kryebashkiakun e parë të Tiranës Ali Bakiun i cili drejtoi kryeqytetin pas periudhës së luftës. Në mars të vitit 1948 sipas Arkivit Shtetëror, gjykata ushtarake e Tiranës shpalli fajtor Ali Bakiun nën akuzën e formimit të grupit me tendenca kundra pushtetit me qëllimin për ta rrëzuar me dhunë.

Ai u dënua me vdekje dhe me konfisktimin e të gjitha pasurive të tij. Por një muaj më pas të të njëjtit vit Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake reduktoi dënimin e tij duke lënë në fuqi vetëm konfiskimin e pasurisë dhe dënimin me burgim të përjetshëm.

“Si Sot, më 23 qershor 1937, është shkrepur kjo foto e kryebashkiakut të parë të Tiranës së pasluftës, Ali Bakiut. Lindi më 20 tetor të vitit 1911. Më 30 mars 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e shpalli “fajtor” nën akuzën e “formimit të grupit me tendenca kundra pushtetit dhe për ta rrëzuar këtë me dhunë”, së bashku me Haki Karapicin, Irfan Pustinën dhe Imer Keçin. Fillimisht, Bakiu u dënua me vdekje dhe me konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Mirëpo, një muaj më pas, më 21 prill të po atij viti, duke i mbetur konfiskimit të pasurisë, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e reduktoi dënimin kapital në burgim të përjetshëm” shkruan arkivi shtetëror.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?