Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë

4 Nëntor, 21:50| Përditesimi: 4 Nëntor, 22:28

  • Share

Qeveria dhe kryeministri Rama kanë ndërmarrë këto kohë një fushatë takimesh me pensionistët në Shqipëri për të sqaruar planin e mazhorancës për rritjen e pensioneve. Fati i tyre u diskutua nga ekspertët në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ Report Tv.

Një përfaqësues i pensionistëve Qani Shino, ish minator tregoi për Ilir Babaramon se si e takoi Ramën në një nga takimet e tij me pensionistët dhe çfarë i tha.

'Vajta në kohën kur kryeministri mblodhi pensionistët. Mora dhe librezën e pensionit dhe vajta atje. Nuk më lanë ishte garda. Tentova lajmëruan një grup të gardësh. Qani i thashë barkas ke qenë në minier, u shtriva. Foli kryeministri isha jashtë xhamit. Nga të gjithë pensionistët atje duartrokitën kryeministrin nja dy herë për bëmat e qeverisë,. Kur doli i bërtita o kryeministër. Pastaj vajta e takova, i thashë jam ish minator nuk më lanë të hyja. Je  kryeministër i joni apo i partisë. Jam minator dua statusin. E keni statusin. Ishte i painformuar.

Statusi nuk është ky është ai që politika 34 vjeçare erdhi me kazëm dhe ia futi ekonomisë. Pavijonin e sëmundjeve profesionale e ke zhdukur. E keni statusin dhe harrojeni se merrni status. I dhashë librezën dhe thërriti Astrit Hado. I di të gjitha ai. Ai bën dhe një vjedhje, minatorët dalin në pensionistë në 55 vjeç dhe suplementin nuk ua jep 55 vjeç, por 65 vjeç. Vjen nga politika 34 vjeçare. Protestoj për të drejtën time.'

'Kërkojmë statusin, rritje të pensionit. Kemi hapur dhe minimumin jetik. Qeveria ka mundësi që ti gjejë lekët.'

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli theksoi se sa e kushtueshme për buxhetin e qeverisë është rritja e pensioneve.

'Të përcaktosh minimumin jetik, që asnjë qeveri nuk ka guxuar ta bëjë. Edhe në 1996 ka qenë arkivuar Aa, dmth nuk ke pse e shikon. Në atë kohë pensioni ishte 100 dollarë. Minimumi jetik sot diku tek 200 dollarë. Nëse bën krahasimin me këmbimin e 2013 shkon diçka më shumë. Ne kemi 12 vjet rritje shumë të fortë të numrit të pensionistëve. Sikur 20 mijë lek të vjetër tua rritësh 700 mijë pensionistëve tanë llogaritja shkon 14 milion euro shtesa. Dhe përballohet për 15 vite resht. 14 milion herë 12 muaj për të gjithë pensionistë, i bie 150 milion. Nuk është e thjeshtë rritja e pensionit. Paga në të zezë dhe paga e nëndeklaruar janë vjedhje ndaj jush. Stopimi i kësaj vjedhje e di sa fitohen 60-70 milion. Duhet rikuperuar.'

Eksperti Zef Preçi nënvizon se pensionet nuk janë rritur këto vite pasi nuk ishin rritur pagat.

'Pensionet nuk janë lëmoshë. Janë e drejtë legjitime. Janë marrëdhënie brezash. Subvencionimi i skemës, është prapë nga këta qytetarë. Skema subvencionohet dhe nuk falimenton shteti. Nuk janë rritur pensionet sepse nuk janë rritur pagat. Vetëm vitet e fundit ka ndodhur rritja e pagave për administratën. Nuk funksionon punëdhënës-sipërmarrës-qeveri. Rritja ekonomike nuk shpërndahet në mënyrë të arsyeshme tek qytetarët.'

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani shprehet se duhen tatuar më shumë oligarkët dhe më pak profesionistët e lirë, që edhe pensioni mesatar të rritet.

'Koston e keqqeverisjes do e paguash kur të dalësh në pension. Kur shet hotelet luksoze e ka 6% tvsh, tek buka 20%. Ka dy gjëra:  e para pensionistët paguajnë kostot e keqqeverisjes, që ikin të rinjtë. Edhe këta që punojnë në të zezë, padrejtësi është. Ata vjedhin me ligj, se 10 vjet e ka zero tatimin mbi fitim. Profesionisti i lirë do gjejë një mekanizëm për të nxjerrë ndonjë lek. Ne kemi pensionin mesatar më të ulët në rajon.'

Preçi shton se nuk është krijuar një lidhje mes minimumit jetik dhe pensionit mesatar.

'Nuk kemi krijuar një lidhje mes minimumit jetik dhe pensionit mesatar. Ka probleme serioze të statusit social ekonomik të kësaj shtrese shoqërore. Çdo qeveri ka mundësi. Por varet çfarë vendos prioritet. Të varfrit taksohen jo se kanë shumë por se janë shumë.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?