Fatjon Andoni gjatë një ndeshjeje mes AEK dhe Larissës

Sport

Fatjon Andoni, shqiptari nga Vlora i cili po shkëlqen në Greqi

12 Janar 2019, 17:37| Përditesimi: 12 Janar 2019, 17:49

  • Share

GREQI- Fatjon Andoni është futbollisti shqiptar i radhës i cili po pikas në futbollin grek. I lindur në Athinë, prej një familje emigrantësh Andoni aktivizohet në futbollin grek nga viti 2009.

Me origjinë nga Dukati i Vlorës, Andoni prej vitit 2016 luan për Lamian por edhe pse luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, 27 vjeçari ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit të Larisës. Skuadra greke ka regjistruar dy fitore në shtëpi përballë Asteras Tripolis dhe Apollon Smyrnis.

Prej kohësh shumë futbollistë shqiptarë janë aktivizuar në futbollin grek, momentalisht luajnë Ergys Kaçe (Panathinaikos), dhe Andi Lila ( Pas Giannina)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?