Fation Laze është vënë në sitën e OFL-së dhe ka vetëm 48 orë kohë për të bërë vetëdeklarim të pasurive të tij e për t'ia dorëzuar me shkrim Operacionit Forca e Ligjit.
Fation Laze nga Elbasani, i dënuar për trafik droge, është vëllai i presidentit të klubit të futbollit "Elbasani", Arben Laze.
Fation Laze u arrestua në dhjetor të vitit 2008, në një aksion ku në pranga ra edhe vëllai i tij Arben Laze, i dyshuar në atë kohë si kreu i rrjetit të trafikut të drogës, por që nga hetimet më tej, përgjegjësia u përqendrua tek vëllai i tij Fajtoni. Ata akuzoheshin për trafik të heroinës. Fatjon Laze u zbulua nga një pako me 1 kg heroinë që ia nisi një bashkëpunëtorit të tij në Lushnje. Nga përgjimet, prokuroria i kapi në flagrancë në momentin e dorëzimit të pakos. Por në atë kohë, Prokuroria për Krime të Rënda tha se dyshohet që pas një trafiku më të gjerë droge mes Maqedonisë-Shqipërisë- Greqisë e Italisë, të fshihej Arben Laze dhe jo vëllai i tij. E mbi këto dyshime bëri arrestimin e presidentit të klubit "Elbasani" teksa kthehej nga Maqedonia. Por një vit më pas Arben Laze fitoi pafajësinë.
Lajmi kryesor:
OFL 'piketon' 2 trafikantë droge! Shqiptari me 10 emra dënuar në Spanjë, 920 mijë € pronë në Gjirin e Lalzit! Në sitë edhe vëllai i Lazes së Elbasanit
G.M.//ReportTv.al