Një i afërm i Fatjon Dervishit që u vra mbrëmjen e djeshme me dy plumba teksa ngiste një automjet tip “Audi” në Katund të Sukthit tregon se 38 vjeçari nuk njihej për njeri konfliktual dhe se jetën e tij e kalonte mes Gjermanisë e Shqipërisë
Ndërkohë që një prej vëllezërve është në burg për drogë.
“Çun me nam. Punonte në Gjermani, vinte në Shqipëri, ikte prap. Ka qenë çun i urtë. Nëna ime e ka çun daje. Mbrëmë unë isha në punë por dëgjuam krismat. Pasta lashë punën.
Fatjoni ishte i martuar dhe kishte 2 kalamaj. I ka jashtë. Në Shqipëri jetonte vetëm me babain ndërsa nëna i ka vdekur. Në Gjermani nuk e di me çfarë merrej. Mbrëmë kishte qënë tek një lokal në Sukth dhe erdhi nga atje. Nuk di të ketë patur konflikt me njeri.”-është shprehur kushëriri i 38-vjeçarit Arben Meta.
Lajmi kryesor:
EMRI/ Vritet 38-vjeçari në Sukth, qëllohet me automatik brenda makinës! Rezulton në hetim në Holandë për trafik narkotikësh! Në mjet ishte dhe shoku i tij
M.T//ReportTv.al