Tirane- Ditëlindja në “Natën e Kadrit” në një nga netët më të rëndësishmet të Ramazanit për besimtarët mysliman, shërbeu si një ndër shtysat kryesore për Fatmën që të mbante Agjërim për herë të parë në moshën 7 vjeçare. Që prej asaj kohe e deri më sot, Fatma nuk është ndalur kurrë së agjëruari.
“Më ka qëlluar ditëlindja ime “Natën e Kadrit”, nuk kam për ta harruar atë ditë, më erdhi shoqëria ime për të festuar e sërish nuk e prisha.” tregon Fatma Shehu.
Të mbash agjërim për Fatmën nuk është vetëm çështje detyrimi fetar, por më shumë është çështje ndjesie. Fatma vjen nga një familje besimtarësh myslimanë me origjinë nga Burreli, dhe Agjërimi është trashëguar brez pas brezi, nga stërgjyshërit, gjyshërit dhe prindërit e saj.
“Prindërit dhe gjyshërit e mi kanë agjëruar edhe në kohën më të vështira, kur feja ishte e ndaluar në kohën e komunizmit. Ngriheshin për syfyrë fshehurazi" kujton ajo
Duke mbajtur agjerim vit pas viti, Fatma ka ecur në gjurmët e familjarëve të saj, duke e percjellë ritin edhe tek fëmijët.
“Ajo që është transferuar tek ne është ndjenja, emocioni dhe dashuria e madhe që kishim për muajin e Ramazanit. Këtë ndjenjë që unë e fitova tek gjyshërit dhe prindërit e mi u mundova ta mbjell edhe tek fëmijët e mi. Falë Zotit agjëron bashkëshorti edhe djalim im 13-vjeçar”.
Të agjërosh nuk do të thotë të qëndrosh vetëm pa ngrënë dhe pa pirë thotë Fatma, teksa na tregon disa nga rregullat që duhet të respektojë një agjërues.
“Gjatë muajit të Ramazanit është mirë të mos përgojojmë, mos të ofendojmë, mos të shajmë"
Për Report TV, Fatma prezantoi disa nga ushqimet që nuk duhet të mungojnë në çeljen e Iftarit, ndërsa ky është mesazhi që përcolli për të gjithë besimtarët myslimanë në këtë muaj të begatë.
Eshtë e rëndësishme të çelet iftari me hurma arabie për të zëvendësuar sheqerin e munguar gjatë ditës, ndërsa në mungesë të tyre duhet të çelet me ujë. Tavolinës nuk duhet t'i mungojnë sallatrat as supa.
Nuk ka asgje te keqe me agjerimin mysliman,apo me kreshmimin e krishtere,as me dieten e sabatin judease,perkundrazi.Pas cdo agjerimi,kreshmimi,apo pushimi jane te mirat shendetsore qe vijne prej tyre.Por a mund t'ju thuhej njerezve dikur permbajuni kur hani gjalpe,djathe,qumesht e mish se ndikon ne mbipeshe,kolesterol,tension,etj?! A mund t'ju thuhej njerezve sidomos atyre qe jetonin ne shkretetire mos pini alkool se ne vapen e shkretetires eshte dy here me i rrezikshem? A mund t'ju thuhej mos hani derrin se derri eshte i rende dhe ha cdo gje? A mund t'ju thuhej mos hani shume gjate kohes se vapes ne shkretetire se nuk ben mire per shendetin?! A mund t'ju thuhej mos hani fruta deti se mund te helmoheni,ose te infektoheni,ne kohen kur s'kishte as energji elektike,jo me frigorifer e kontroll ushqimor?!A mund t'ju thuhej punoni,por mos shkaterroni shendetin nga mbipuna?! Sigurisht asnje nuk do te pranonte keshilla te tilla dhe keshtu profetet,e shenjtet futen Zotin ne mes,se vetem keshtu mund te vetepermbaheshin njerezit.Keta njerez te fese e shume te tjere,nuk ishin doktoret e shkencetaret e sotem,por ama dicka kishin kuptuar nga ekseset e njerut ne ngenie,pirje e pune dhe pasojat e tyre.Dhe keshtu u shpiken ditet kur haet vetem vaj dhe perjashtohet cdo ushqim me origjine shtazore per te krishteret,u ndalua alkooli,derri dhe te ngrenit gjate dites per myslimanet,u ndalua derri ,frutat e detit e cdo gje deti qe nuk eshte peshk per hebrejte si dhe puna gjate te shtunes.Keto jane gjera te mira.Sa per moshen, jam e mendimit qe asnje nuk duhet detyruar me force,vetem me deshire,por ama disa zakone te mira djetike vlejne te njihen ne cdo moshe e ne cdo kohe.
PërgjigjuLejani turqve me I praktiku ket lloj tradite
Përgjigju500 vjet nen turkun or teeeejjjjj
eshte e rezikshme bile to te thosha e eger te besh femijet te agjerojne ne nje moshe ku gjithshka eshte duke u zhvilluar (dhe kane nevoje per kalori te shendeteshme ne menyre definitive) dhe keta "besimtare" ju mohojne ushqimin. Perderisa truri i femijeve eshte duke u zhvilluar dhe korteksi i tyre nuk proceson dot ne raport me trupin qe po zhvillohet, mungesen e vakteve eshte definitivisht e demshme per zhvillimin e tyre te plote ne perspektive. c'them dhe une ... dava Shqiperie dhe ky muhabet.
Përgjigju