VIP & Spektakël

Fatma Haxhialiu bëhet nënë për herë të dytë: Faleminderit Zot për gjithçka (VIDEO)

5 Shkurt, 11:21| Përditesimi: 5 Shkurt, 11:29

  • Share

Fatma Haxhialiu është bërë nënë për herë të dytë! Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë Fatma përmes një postimi në rrjetet sociale.

“4.2.2025 Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli
Nuk kam fjalë për emocionet e këtij momenti që nuk përshkruhet, vetëm përjetohet dhe lotohet”, shkroi Fatma teksa ka falenderuar të gjithë ekipin mjekësor që është kujdesur për të.

Më tej ajo falenderon edhe bashkëshortin e saj, i cili këtë herë ka qenë në sallë gjatë procesit të lindjes.

“Faleminderit dashurisë time, babit më të mirë në botë, që këtë herë ishte pjesë e gjithë procesit dhe e bëri më të bukur, emocionues, ngashëryes përjetimin, kemi qarë të dy sa për gjithë vitin hahahahaaha.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, faleminderit vetes time, je nona, e ke mbyt Faleminderit Zot për gjithçka”, përfundon Fatma.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kombinati: 05/02/2025 11:43

    mrekulli e zotit, me jete te gjate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?