Fatmir Hysi, pena që i shkroi muzikës në diktaturë dhe në globalizëm! Muzikologu: Vlora ime, frymëzim i përjetshëm! Isha borxhli ndaj saj

22 Shkurt 2022, 17:29| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 18:00

  • Share

Ishin kohë të vështira kur për artin dhe kulturën duhej të flisje e të shkruaje sipas orientimit dhe politikave të regjimit edhe pse radikalizmi do të ndjehej pak vite më vonë. Në faqet e shtypit të viteve '70  Fatmir Hysi përpiqej të tregonte për artin e muzikës, një sprovë krijuese për autorin vlonjat që feston 70-vjetorin e lindjes.

"Pena e Fatmir Hysit ka shkruar dhe nuk është ndalur, duke kërkuar profesionalizmin e muzikës, si në kohën kur ideologjia kërkonte militantizmin, e po ashtu ai ka promovuar me kurajë gjuhën kombëtare në muzikë edhe kur koha favorizonte globalizimin e saj."

Me “Rrënjët kristiane të muzikës shqiptare”, të promovuar në Akademinë e Shkencave krijimtaria e tij prek gati një gjysmë shekulli.

“Këto janë librat e fundit, por kanë qenë në mendjen time apo në aspiratën time, shumë vite më para” , thotë autori Fatmir Hysi.

Nuk mund të linte mënjanë vendlindjen, ndaj në botimin “Moj Vlorë e bukur në gropë” ndërthur kujtimet, muzikën, poezinë, por pa kursyer edhe kritikën.

“Është një frymëzim i përhershëm, gati i përjetshëm i imi. Madje e kam ndierë veten borxhli ndaj Vlorës, që nuk kam shkruar diçka në një kohë tjetër”, shton autori.

Pedagog e pjesë e organeve drejtuese të “Arteve”, studentët e vlerësojnë Fatmir Hysin edhe për modelin, e mbështetjen që u ka dhënë në rrugëtimin e tyre artistik. E pikërisht për këtë kontribut të çmuar në arsim e si autor tekstesh, Ministria e Arsimit i dorëzoi medaljen “Vlerësim profesional”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ludmillamalaj: 23/02/2022 10:07

    Fatmir Hysi, respekt per kete njeri, kush e mban mend Fatmirin ne Vlore, i kujtohet nje djale ekselent ne shkolle, me edukat,me kultur te gjere qytetare, rrenjet nga familje patriotesh. Dhe 100 vjec te behesh Fatmir Hysi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?