Fatmir Mediu gjatë një takimi në SHBA

Politikë

Fatmir Mediu braktisi gjyqin për Gërdecin dhe udhëtoi në SHBA, poston foto të takimeve në rrugë: U ankova për drejtësinë që përdoret për qëllime politike!

17 Qershor, 14:26| Përditesimi: 17 Qershor, 14:34

  • Share

Ndërsa seancat në Gjykatën e Posaçme për dosjen e masakrës së Gërdecit shtyhen me procedurë për shkak të mungesave të tij, Fatmir Mediu endet rrugëve në SHBA në kërkim të “drejtësisë”.

Depueti republikan deklaron se udhëtoi për në SHBA për një vizitë, ku u ankua edhe për drejtësinë, në disa takime që pati me zyrtarë amerikanë në Uashington.

Media ka bërë sot (17 qershor) një postim në rrjetin social Facebook, ku publikon edhe një set fotografik me takimet që ka pasur në shtrëngime duarsh, por që nuk dihet nëse u ka thënë se ka braktisur gjyqin për këto “negociata”.

"Gjatë vizitës në Washington DC javën e kaluar, pata kënaqësinë të zhvilloja një darkë pune me Asistent Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA z. Aaron Reitz, me të cilin diskutuam për nevojën e një drejtësie të pavarur në Shqipëri, e cila nuk përdoret për qëllime politike, drejtësi që respekon Kushtetutën, sigurinë juridike dhe një proces të drejtë ligjor.

Zhvillova takime në Kongres me kryetarin e Komisjonit për Europën Keith Self, Kryetarine grupit për Shqipërinë Robert Aderholt, Kongresmenin Pete Session kryetar i N/Komisjonit për politikat e qeverisë, anëtarin e Komisjonit të Drejtësisë Kongresmenin Lance Gooden, Kongresmenin Mark Vasey, në të këto takime bëra prezent dhe informova për problemet e manipulimit të zgjedhjeve dhe farsën elektorale në Shqipëri, bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve. Të gjitha këto vlerësime janë bërë publike nga institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve", shkruan ai në profilin e tij në FB.

Seancën e kaluar Mediu mungoi në procesin e Gërdecit ku ndodhet i pandehur për shpërdorim detyre, pasi njoftoi se gjendej në SHBA dhe GJKKO u detyrua që ta shtynte. Seanca në GJKKO për masakrën e Gërdecit është shtyrë për në datën 18 qershor.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deni: 17/06/2025 21:47

    me e lezezshmja eshte qe te gjithe ato qe me demek bejne foto jane te buzeqeshur ppr po ti shikosh syte te gjitheve jane duke menduar what the fuck am l doing…ca dreqin po bej dhe kush jan keto qe me ndalojne kot sa per foto…me pas keto zarbot tone vine e na i shesin si takime te rendesishme…Mediu ponpaatron leket me bileta avioni per ne amerike…i rimbursohen si politikan eshe opalaaaaa u pastruan te gjitha leket e pista. gjithesesi nuk ndryshon asgje,shkerdhatat dhe legenat ashtu do te jene gjithmone edhe ashu do kujtohen…qe nuk iu kane dashur kurre njerezimit dhe shoqerise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?