Politikë

Fatmir Mediu me të rinjtë në Tiranë: Rama po shpopullon vendin dhe kjo është tradhëti kombëtare

7 Prill 2021, 09:55| Përditesimi: 7 Prill 2021, 10:07

  • Share

Nga Njësia nr. 10 në Tiranë, kandidati i 'PD-AN', Fatmir Mediu tha se përgjatë 8 viteve të fundit 3 në 5 të rinj kanë qenë pa punë dhe përgjatë pandemisë ka pasur një rritje me 20% të papunësisë te të rinjtë. Këtë deklaratë kreu i PR-së e bëri gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në këtë njësi të kryeqytetit.

“Realiteti është që ne kemi ecur mbrapa, madje në një drejtim tërësisht të paditur, një drejtim i cili nuk ka të bëjë me interesat e Shqipërisë dhe interesat e shqiptarëve. Papunësia është rritur në mënyrë galopante. Në çdo 5 të rinj, 3 janë të papunë. Me pandeminë është rritur papunësia akoma më shumë. Mbi 490 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Mbi 90% e atyre që kanë mbaruar studimet jashtë, me mund, me djersë, nuk duan të kthehen më në Shqipëri. Po ashtu borxhi publik është rritur në shifra katastrofale, borxhi publik ka shkuar mbi 80%, kjo për shkak të aferave korruptive dhe korrupsionit masiv të Edi Ramës", tha Mediu.

Mediu tha se nuk është se kjo është qeveri e të majtëve dhe po ndëshkon të djathtët por kjo është qeveria më antishqiptare që ka njohur historia e Shqipërisë.

"Një njeri i cili në koshiencë të plotë, në mënyrën më kriminale të mundshme, thotë që shqiptarët janë të paaftë për të punuar, janë dembelë, të pakualifikuar, dhe ne do të marrim punëtorë nga Bangladeshi apo nga Afrika për t`i sjellë në Shqipëri, do të thotë jo vetëm ta shpopullosh Shqipërinë, por në thelb t`a shkombëtarizosh Shqipërinë, dhe kjo është tradhti kombëtare. Raporti ynë duhet të jetë një raport i drejtë me njerëzit, sidomos me rininë, për t`i dhënë asaj mundësi për të shpresuar dhe për të ndërtuar atë çka i duhet, në vendin e vet. Në qoftë se në një vend dominon urrejtja, sharja dhe fyerja, ilaçi më i mirë i atij vendi është respekti, dashuria dhe vlerësimi për njëri-tjetrin", tha ndër të tjera Mediu, i cili renditet i shtati në listën e 'PD-Aleanca për Ndryshim' në Qarkun Tiranë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gerdeci: 07/04/2021 12:12

    Perse nuk kandidon ne Gerdec ky Fatmir Gerdeci....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?