Fatmir Mediu nga Elbasani: Grupet kriminale përdoren nga pushteti, të votojmë kundër të keqes

18 Tetor, 09:19| Përditesimi: 18 Tetor, 09:40

  • Share

Partia Republikane ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm dhe në Elbasan fushatën po e drejton kryetari i degës Elbasan dhe nënkryetar i PR Ergys Muzhaqi. Si përfaqësues i familjeve të vjetra të Elbasanit, por edhe si ekspert për çështjet e sigurisë, ai dha mesazhin se njerëzit e ndershëm duhet të reagojnë, kur e keqja sundon.

“Këtë lloj fryme dua të sjell në angazhimin tim politik. Të mos ulemi, kur duhet të rrimë në këmbë, të mos heshtim, kur duhet të flasim, të mos flemë, kur duhet të punojmë. Më e pakta, të mos rrimë në shtëpi, kur duhet të votojmë.”- u shpreh drejtuesi i fushatës së republikanëve në Elbasan, Ergys Muzhaqi.

Për Kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu, opozita e djathtë duhet të përfaqësohet me profesionistë si Ergysi në zgjedhjet e ardhshme, si mënyra më e mirë për të fituar besimin e njerëzve përballë një pushteti që partner kryesor ka bandat e trafikut të drogës.

“Ne sot nuk jemi një republikë parlamentare kushtetuese, por një republikë kryeministrore, ku Shqipëria shkëmbehet për interesa të caktuara të pushtetit në çdo lloj forme të mundshme. Ajo që është akoma më e keqe, dhe ju jeni dëshmitarë këtu në Elbasan, trafiku i drogës është bërë dominant. Grupet e forta të trafikut të drogës, që kanë paratë, dominojnë dhe politikën. Ata zgjedhin. Ata vendosin. Për fatin e keq, është një marrëdhënie e dukshme, e pranueshme e qeverisjes së sotme. Akoma më tej, për shkak të interesave të pushtetit, nuk ka më as liri, as të drejta dhe as ligje. Këto grupe kriminale, përdoren në bashkëpunim me pushtetin, për të manipuluar zgjedhjet, për të intimiduar votuesit, për të blerë votat, për t’u thënë shqiptarëve që vota juaj s’vlen. Por kur vota s’vlen, jeta jonë nuk vlen, jeta e fëmijëve tanë nuk vlen, sakrifica e prindërve tanë nuk vlen.”- theksoi Fatmir Mediu. 

Në takimin me strukturat e Partisë Republikane në Elbasan, Mediu vuri në dukje nevojën që ka vendi për funksionimin e drejtësisë.

“Shqipëria ka nevojë për drejtësinë e pavarur nga politika, por jo të pavarur nga ligji dhe kushtetuta, që të përdoret në mënyrë okulte, u shpreh Kryetari i Partisë Republikane, duke vlerësuar me rëndësi jetike ringjalljen e besimit të njerëzve tek liria individuale dhe e drejta e votës, pa të cilat asnjë shoqëri nuk mund të zhvillohet dhe të shkojë përpara", vijoi Mediu.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 18/10/2024 15:23

    Fatmir Mediu te beni zgjedhjet branda partis te nxirrni nje kanditat te ri per kryetar se ju jeni me proces te hapur me drejtesis per kriminalitetin e Gerdecit!! Cudi qe beni propagand per krimin kur ju vete jeni i shume dyshuar kriminel!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?