Fatmir Mediu ka marrë pjesë në takimin e PD për arsimin, i zhvilluar sot në Kamëz me rastin e 7 Marsit.
Nuk dihet arsyeja pse duhej thirrur Mediu për të folur për arsimin, por duket se atij i ka mbetur mendja tek Gërdeci, proces gjyqësor në të cilin është i pandehur aktualisht nga SPAK dhe GJKKO.
Kjo, pasi iu kujtoi mësuesve se ata duhet të digjen për të tjerët.
Ndoshta i kujtohen viktimat e Gërdecit që u dogjën të gjallë në biznesin e Shkëlzenit, se ishte dhe afër vendit të krimit, në Kamëz.
"Mësuesi është si qiriri që digjet për të ndriçuar jetën e të tjerëve, arsimi është baza për të ardhmen e shoqërive, përulem para jush, mësuesve, pedagogëve të mi, uroj festën e dua t'i uroj festën z.Berisha si një nga pedagogët më të jashtëzakonshëm që ka njohur plejada ime si student.
Jemi në një moment historik, momentin për të bërë atë që duhet për fëmijët tanë, familjet dhe arsimin në Shqipëri. Arsimi është lënë në harresë me qëllim, pasi frika, injoranca e varfëria janë më të lehta për t´u kontrolluar dhe qeveria e Edi Ramës e ka më të lehtë të bazohet mbi këta elementë. Varfërinë dhe mosdijen, na takon ne ta ndryshojmë, pasi ndryshe Shqipëria nëse s´ngrihet me diasporën më 11 maj, do të shkojë në harresën e honës së korrupsionit.
Problemet e mëdha në shkolla, droga prostitucioni kanë të bëjnë dhe me arsimin e dijen. Shqipëria madhështore që thotë Berisha, është Shqipëria madhështore e Kamzës, pedagogëve dhe njerëzve të thjeshtë dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë madhështore", tha Mediu mes të tjerash.
Komente

Si ka mundēsi qē Skapi nuk vepron por bēn lojra tē ndyra e jevgjiti Fatmir Mediu jo vetēm qē sdēnohet por dhe shpērblehet nga bastardi hajdut kriminel Sali Bajga.
PërgjigjuI bejme thirje SPAKUT te mos e zvaris rihetimin e ceshtjes Gerdeci , lidhur me ish ministrin Fatmir Mediu, qe, Bashk me SHkelzen Berishen, te hetur per miliona dollare, dogjen te gjalle 26 qytetare, plagosen e gjymtuan 300 te tjere dhe shqiptaret, dhe ish kryeministri Berisha pagoi nga buxheti i shqiptarve qindra milion apo miliard lek per te rindertuar fshatin dhe bizneset. Meqene se kishte djalin brenda me drejtesin e kooruptuar te asaj kohe e mbylli, si aksident teknik. Tani qe STRASBURGU, i vuri emrin krim shteteror, duhet urgjentisht te meret i pandehur ky mashtrus,qe ka vjedhur e peretesuar qindra mij apo miliona dollare, nga pasuria e shqiptareve te varfer. KY moster dhe SHkelzeni duhet te ishin ne burk me kohen ndersa pasuria e tyre tu kofiskohet njeore e me pare dhe ti kethehet qytetareve shqiptare. Presim qe ky denancim publik te vihet ne jete sa me pare nga SPAKU dhe jo, te lihet ne kalendrat greke.
Përgjigju