Nga Dibra, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, një nga aleatët më të rëndësishëm të Lulzim Bashës ka deklaruar se opozita nuk duhet të rendë drejt pushtetit, por drejt qëllimit për të kthyer vendin në rrugën e shtetit të së drejtës.
“Opozita Shqiptare nuk duhet të rendë drejt pushtetit, por duhet të ketë qëllim kryesor ndërtimin e shtetit, shtetit që i shërben lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Opozita s’duhet të humbasë kohë. Ajo nuk ka çfarë të presë, por duhet të bashkohet në çdo skaj, në Dibër dhe mbarë Shqipërinë, sepse Rama e ka filluar dhe nuk do të ndalet në qëllimin e tij, për manipulimin e zgjedhjeve të 25 Prillit.”, tha Mediu.
Kreu i republikanëve komentoi nga Dibra edhe akuzat e ngritura ndaj Lulzim Bashës, në lidhje me rolin e tij në hetimet ndaj ish liderëve të UÇK. Për Mediun këto debate janë absurde dhe antishqiptare.
“Absurde dhe antishqiptare janë debatet e nxitura qëllimisht rreth “Shtëpisë së Verdhë” nga Rama dhe sekti i tij. Ato janë një lojë politike antikombëtare, në kurriz të Kosovës, që i interesojnë vetëm Vucicit dhe Beogradit. Qartësisht për Ramën, shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, janë kundërshtarë, ndërsa Vucici partner. Sjellja e Tiranës zyrtare, dhe bashkëpunimi me Beogradin, duke anashkaluar Kosovën, i ka dhënë Vucicit mundësinë që të shfaqet si njeriu që mund të negociojë dhe bashkëpunojë me shqiptarët, në një kohë që lufton dhe paguan për të hequr njohjet e pavarësisë së Kosovës nga njëra anë, dhe është angazhuar në sulmin kundër lidershipit të Kosovës me akuza falls dhe kriminale. Në 2013, kur Rama erdhi në pushtet, Shqipëria ishte vend anëtar i NATOs, liberalizoi vizat dhe ishte pranë BE, në marrëdhënie shumë të mira me SHBA, ndërsa Serbia ishte kundërshtare e BE, Amerikës dhe NATOs. Sot Serbia është më pranë BE, ka ndërtuar marrëdhënie në nivel të lartë me SHBA, ndërsa Shqipëria ka bërë vetëm regres, për shkak të regjimit të korruptuar që ka dalë kundër BE. Deklarat e Vuçiç duke krahasuar Ballkanin me Nagroni Karabak, tregon qartë se ai është i njëjti që ka qenë, në shërbim të Miloshevicit, duke masakruar shqiptarët, dhe për më tepër, me qëllime të qarta për të ricikluar Serbinë e Madhe, me mbështetje të aktorëve të huaj, jo ballkanikë, që janë kundërshtarë të BE, Amerikës dhe NATOs. Shqiptarët duhet të zgjohen!Shqipëria duhet të sillet si vend anëtar i NATOs, të ngrejë në nivel të diskutimit politik në NATO, qëndrimet e Serbisë, dhe ushtarak, armatimin ofensiv të saj nga Rusia dhe vendet e tjera.” U shpreh Fatmir Mediu gjatë takimit me strukturat.
Shikoni kriminelin me duart me gjak deri në bryl vazhdon e bën politik në Shqipri se në vënd tjetër të Botës ky ishte në burg. Ky jevgjit me emrin fatmut medi kaka ktu në Albanistan jo vetëm që s'bën burg po vazhdon e bën politik. Mjer shqiptarët.
Përgjigju