Politikë

Fatmir Mediu vijon takimet në Tiranë: Ramës po i bën fushatë Vuçiç dhe Zaev

22 Prill 2021, 11:34| Përditesimi: 22 Prill 2021, 17:34

  • Share

Kreu i PR-së, i renditur i shtati në listën e kandidatëve të PD-AN, Fatmir Mediu vijon fushatën elektorale në Tiranë.  Në një nga takimet përmbyllëse Mediu i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë opozitën të dielën.

"Si ka mundësi që Edi Ramës i del në krah dhe i kërkon shqiptarëve që të votojnë Edi Ramën, Presidenti serb Vuçiç, ai që ishte zëdhënësi i Milosheviçit në masakrën në Kosovë? Si ka mundësi që ne si shoqëri të mos reagojmë në raport me atë shtet, me ata njerëz, të cilët kanë dashur të defaktorizojnë qëllimet dhe interesat shqiptare? Kjo nuk është e rastësishme, që Vuçiç dhe Zajev duan Ramën, sepse janë tashmë instrumente për të defaktorizuar rolin e rëndësishëm që fituan shqiptarët në fillim shekulli, me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Pavarësinë e Kosovës, Shqipërinë në NATO, liberalizimin e vizave, Marrëveshjen e Ohrit, të drejtën shtetformuese të shqiptarëve në Maqedoni, afrimin me Bashkimin Evropian të shqiptarëve në Malin e Zi", tha ai.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?