TIRANE - Si një njohës i mirë i ligjit, dhe drejtues i Komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj kritikon SPAK e Gjykatën e Posaçme si për hetimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga një denoncues anonim, si për lënien në arrest në burg pa asnjë provë korrupsioni, por mbi hetimin e jetës së tij mbi supozime.
Si bashkëluftëtar prej 10 vitesh në betejat elektorale për Tiranën Xhafaj thotë se Veliaj po luftohet fort egër dhe shpesh me goditje nën brez për shkak të mbështetjes popullore që kryebashkiaku ka
“Po atë që nuk e bëri dot opozita për mbi 10 muaj me rreth 50 protesta të përjavshme e shpesh të dhunshme e bëri një vendim gjyqësor rreth 90 ditë para zgjedhjeve, që vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit dhe një prej drejtuesve kryesorë politikë të PS për qarkun Tiranë.
Procesin gjyqësor ndaj Veliajt, të cilin e përkufizon si ‘njeri të gabueshëm por jo zyrtar të korruptuar” e quan jo të drejtë. Ish ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm dyshon për shkelje procedurale, e thotë se drejtësia ka nevojë për standarde.
“Duke lexuar vendimin gjyqësor që ka pranuar e certifikuar kërkesën e prokurorit për masë sigurie “arrest me burg” bindem edhe më shumë për një proces jo të drejtë në aspektin procedurial” shkruan Xhafaj.
Kam pikëpyetjet e mia për mënyrën se si ka filluar dhe si është proceduar në këtë çështje penale, thotë Xhafaj më tej.
Druaj se jemi para rastit ku investigohet e hetohet personi dhe jeta e tij, për të gjetur fakte penale në ngarkim të tij dhe jo përpara asaj çfarë ligji lejon e kërkon, pra që hetohet vepra penale konkrete dhe prej saj shkohet te përgjegjësia e personit konkret të cilin gjithësesi të fajshëm apo jo e përcakton vendimmarrja gjyqësore e të dy shkallëve dhe jo hetuesi e prokurori” shkruan Xhafaj në analizën e tij të gjatë.
Xhafaj thotë se pikëpyetje ka dhe mbi integritetin e njerëzve të drejtësisë, referuar 2 momenteve, nisjes së hetimit nga një denoncim anonimin, dhe intimidimit të dëshmitarëve
“Fillimi “anonim” i kësaj çështjeje, mënyra e procedimit, mënyra se si iu servir publikut gjatë hetimit dhe pas vendimit gjyqësor, me disa “argumente” që përdoren për këtë vendimmarrje që nuk përputhen me të vërtetën që ne njohim dhe akoma më keq kur dëgjon për presione e shantazhe ndaj dëshmitarëve të pyetur, me të drejtë kjo e vendos në pikëpyetje integritetin profesional e moral të këtij procesi duke e bërë atë të dyshimtë në sy të çdo profesionisti të ligjit dhe vetë publikut”
Në dosje thotë, se nuk gjenden prova se kryebashkiaku i Tiranës ka kryer korrupsion, por vetëm supozime e interpretime indirekte.
Nga ato qindra faqe nuk e gjej qartë një gjë të tillë, se ku është korrupsioni i vetë Kryetarit të Bashkisë! Prokurorët kanë barrën e provës, të provojnë fajësinë me prova bindëse, përtej çdo dyshimi dhe jo me supozime e interpretime indirekte siç lexohen në vendimin gjyqësor”.
Veliajt i kërkon që edhe nga burgu, të shpjegojë të vërtetën e tij.
“Në kushtet kur në tregun mediatik janë nxjerrë inventarët e veshjeve (jo pa qëllim dhënë në atë mënyrë dhe me ato detaje) opinioni publik meriton të sqarohet rreth tyre pavarësisht se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë edhe midis atyre “fakteve” dhe akuzës për korrupsion ndaj Kryetarit të Bashkisë”.
Në reagimin e gjatë, Xhafaj thotë se punën e institucioneve në drejtësi, veçanërisht drejtësisë së re, SPAK e GJKKO-së e mbështet, duke e quajtur një projekt historik që shkëputi njëherë e mirë nga kthetrat e politikës gjyqësorin, por se puna e komisionit që ai drejton do të adresojë problematikat që jo pak janë evidentuar gjatë zbatimit të reformës
Xhafaj thotë se kanë të gjithë të drejtën e Zotit, kredon morale, politike e shoqërore që të kërkojnë nga këto institucione të japin drejtësi me standarde të panegociueshme demokratike
“E kam deklaruar edhe më herët, se unë nuk bëj pjesë tek ata që e shohin arrestin me burg si alternativën kryesore në masat e sigurisë apo që e shohin përdorimin e instrumentave të drejtësisë së re për statistika penale apo populizëm mediatik.
Këto shqetësime, që i kam dëgjuar të artikulohen edhe nga shumë profesionistë të fushës, i kam ngritur në mënyrë koherente në çdo debat apo dalje publike. Ashtu si dhe vetë SPAK në raportimet periodike në Kuvend ka pohuar fort faktin se do të duhet që të ketë përmirësime ligjore në disa aspekte.
Pikërisht për adresimin e këtyre çështjeve ne kemi hapur një diskutim konstruktiv edhe me ftesën e bashkëpunimit për ta, në funksion të interesit publik. Një diskutim për të konsoliduar më shumë arritjet, por edhe për të reflektuar dhe përmirësuar sistemin e drejtësisë penale, të një drejtësie preventive, jo represive.Ne që bëmë gjithçka për ta çliruar drejtësinë nga kthetrat e politikës, kemi gjithë të drejtën e Zotit, kredon morale, politike e shoqërore që të kërkojmë nga këto institucione të japin drejtësi me standarde të panegociueshme demokratike, njëjtë si vendet e Evropës së Bashkuar ku Shqipëria do të jetë më herët sesa vonë.
Erion Veliaj i cili u arrestua në zyrën e Bashkisë së Tiranës më 10 shkurt 2025 akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.
Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij.
Komente

Foli ky miliaderi... Po ti si i ke bere ato qe ke, apo i ke bere ne komunizem si prokuror?
PërgjigjuFatmir xhafes nuk I afroheni dote as te maja e thorit ju qe e shani po skeni faje beme babe te te ngjaje si Sali krimineli
PërgjigjuNormal qe si afrohen .. ku e ke shtepin ti e ku e ka ai ? Te pashpres ju ka ngelur vetem tastiera per tu lepire.. te ishit burra si linit tju perdhunonin nga 1991 e ketej . Nuk esht as rama e as berisha problemi , problemi jan shqipot zorraxhinj qe shiten per 1kock3
Nje e nga nje, kreu i mafies qe ka kapur PS, Shtetin dhe Shqiperine, antaret e saj te “besuar “ si vellai i trafikantit te droges i denuar me Itali, dhe “koka” e mender komisionit parlamentar anti-korrupsion, e hodhen ne ere pa nje e dy krijesen e quajtur SPAK - apo trofene e shemtuar te deep state sorrosiane ne eksperimentin e dyte ne Shqiperi. I pari qe ne 49-53 e na kostoi vllavrasje. Sikur vepruan me Prokurorine per Krimet e Renda dhe gjyqesorin para reforme, per ti dekurajuar, frilsuar dhe pamundesuar hetimet post Saje Tahir! Vete larot e tyre u referohen: Vampire qe nuk ngopen!
PërgjigjuKy mostra me porosi te erion veliajt per te godit saimir tahirin ne 2017 arrestoi dhe mori ne qafë shumë polic. Uroj qe edhe ky vemja e xhorxh sorosit me emrin fatmir xhafa te perfundoj ne burg.
Përgjigjudrejt, ne 2017 shume polic qe per shkak te ketij dergjen rrugeve, po nuk eshte vetem faji i ketij eshte edhe faji i vete organizates qe kurr nuk ka mundur te mbroje pjesetaret e saj. cdo politikan ka bere cka dashur ben cte doje edhe sot me organizaten e policise dhe te gjithe ulin koken duke pritur aman mos te vi casti im ti bjere dikujt tjetri- ja keshtu eshte katandisur kjo organizate. Dhe kjo situate ka filluar qe nga igli toska e vite me rradhe
Larg duart nga drejtesia.
Përgjigjucfare po flet o fatmir,,,,a je ne vete,,ai veliaj eshte i superkorruptuar,,,,na e mbyti tiranen me pallate....se nerrte leket nga ndertuesit,,,rama nerrte 20%...
PërgjigjuTi je nje nder ato qe ke nderhyr per lalin per tu arrestuar. Je klan i fuqishem donte me u marr ty ai ja si perfundoj lali fiku. Ti je burr me norma nuk je kodosh... bravo me njeres si lali si ju do hecim perpara e me komisionet e partise...
PërgjigjuVella krimineli, larg duart nga drejtesia!
Përgjigju