Panele diellore

Opinion

Fatos Çoçoli: Beteja për energjinë

25 Prill, 13:25| Përditesimi: 25 Prill, 14:14

  • Share

Partia Demokratike ka premtuar uljen me 2.4 herë (nga 14 lekë ne 6 lekë për kilovat-orë) të çmimit të energjisë elektrike për bizneset, si dhe uljen me 18 përqind, nga 8.5 lekë që është sot në 7 lekë për kilovat-orë për qytetarët, nëse ajo vjen në pushtet.

Cila është energjia që duam?

Premtimi i PD-së është pa dyshim shumë ndihmues për bizneset dhe social për qytetarët. Mirëpo duhet dalluar nëse realizohet dot, apo ndodhet në listen e dëshirave. Nëse ky premtim zbatohet, menjëherë, buxhetit të shtetit i krijohet një vrime prej 110 milionë euro, pasi energjia elektrike prodhohet në 60 përqind të saj nga hidrocentralet shtetërore. Partia Demokratike duhet të thotë kohën se kur synon ta ulë çmimin. Nese e ka menjëherë, nëse fiton garën, atëherë buxheti ynë i shtetit rrezikon të hyjë ne kolaps, pasi do t’i mungojë një e ardhur e rëndësishme.

Partia Socialiste premton në kater vitet e ardhshme rritje deri në 30 përqind të prodhimit të energjisë nga energjia fotovoltaike dhe ajo e eres. Ne pamë se si çmimi i energjisë elektrike u ul për ne si qytetarë me 11 përqind më 1 shkurt 2025, pasi energjia elektrike nga dielli u rrit në tre vitet e fundit nga  2.5 përqind e prodhimit të përgjithshem, në 10 përqind.

Tabela 1. Prodhimi nga fotovoltaikët në Shqipëri
Energjia fotovoltaike 2013 - 2.8 MW/h
Energjia fotovoltaike 2024 -196 MW/h (70 herë më shumë)
Energjia fotovoltaike 2013 - 0.14 përqind e prodhimit
Energjia fotovoltaike 2024 -10 përqind e prodhimit

Sot Shqipëria prodhon 196 megavat-orë energji elektrike nga subjektet private familjare dhe nga bizneset, shtetërore si KESH, apo biznese private. Në vendin e dytë në rajon është Serbia me një të katërtën e prodhimit të Shqipërisë, me 51 megavat-orë. Pastaj vijnë Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, që janë bashkë në një grup midis 14 dhe 18 megavat-orë në vit.

Çmimi më i subvencionuar në rajon dhe më gjerë

Nuk është e vërtetë që çmimi ynë i energjisë elektrike është më i shtrenjti në rajon. Sot qytetarët në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi e paguajnë energjinë elektrike nga 5-20 përqind më shtrenjtë nga ne. Bizneset e kanë më të lirë.

Subvencioni shqiptar mbi çmimin për qytetarin(pra skudi mbrojtës), që nga shtatori 2021 deri në tetor 2023, kur çmimi ndërkombëtar i energjisë elektrike u rrit ndjeshëm, ishte mesatarisht 137 % më shumë se në Kosovë, 152 % më shumë se në Maqedoni të Veriut dhe 1.7 herë më i lartë se në Serbi.

Çmimi i energjisë elektrike i Shqipërisë per qytetarin është sot çmimi i energjisë elektrike ndër më të lirët në Evropë, me vetëm 85 euro për megavat-orë. Thënë ndryshe, ndër më të subvencionuarit, apo më të mbrojturit. Qeveria ka vendosur me çdo kosto të na mbrojë si qytetarë dhe të mbrojë edhe biznesin e vogël, që ia faturon energjinë që ky harxhon me 11 lekë për kilovat-orë.

1 miliardë eurot e investimit në energji 2025-2027  

Pavarësisht betejës politike, Partia Demokratike duhej të përshendeste marrëveshjen e nënshkruar më 15 janar 2025, në Samitin Botëror të Energjisë së Ardhshme, në kryeqytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, me Italinë dhe vetë Emiratet, si të rëndësishmë për të ardhmen e prodhimit të energjisë elektrike tek ne.

Një miliardë euro do të investohen në këto tre vite 2025-2027, për të lidhur vendin tonë me Italinë me kabllo nënujore të energjisë elektrike. Po ashtu, Emiratet e Bashkuara Arabe do te investojnë, permes kompanise së tyre shtetërore, gjigandit Masdar dhe strukturave të tjera, duke e ndihmuar vendin tonë, edhe për strategjinë e tyre të biznesit, që Shqipëria të shndërrohet në vend me shumë interes për të prodhuar energji të gjelbër për investues të mëdhenj strategjikë.

Partia Socialiste në programin e saj për vitet 2025-2030 premton rritjen e energjisë nga dielli dhe era në 30 perqind të prodhimit të përgjithshëm. Nësë energjia nga dielli dhe era shkon në gati një të tretën e prodhimit tonë kombëtar, çmimi për qytetarët mund të zbresë edhe në 6 lekë brenda katër viteve të ardhshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?