Më 26 korrik 2024, qeveria nënshkroi me Kryetarin e Delegacionit të Bashkimit Evropian një grant (fond dhuratë) prej 136 milionë Euro, për ndërtimin e linjës hekurudhore tërësisht elektrike Vorë-Hani i Hotit 120 km e gjatë. Shuma përfaqëson grantin më të madh të dhënë ndonjëherë nga Bashkimi Evropian për një projekt investimi në Shqipëri, në këto 33 vite që BE na ndihmon. Duke i shtuar edhe grantin për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, shuma totale e granteve të akorduara nga institucionet e BE-së për investime në infrastrukturë arrin në mbi 200 milionë Euro.
Po pse na jep më shumë para BE sot? Arsyet kryesore janë kokëforta.
Jemi pozicionuar mirë me Planin e ri të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Në nëntor 2023, Komisioni Evropian(qeveria e Bashkimit Evropian) shpalli Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili mobilizon për të gjashtë vendet tona 6 miliardë euro në katër vjet, 2 miliardë euro grante(para dhuratë) dhe 4 miliardë euro kredi të buta, për Malin e Zi, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë .
Përfitimi nga fondet e këtij Plani për vendet tona të Ballkanit Perëndimor nuk është një det i tërë, ku ti mjafton të marrësh lugën dhe ta mbushësh me fonde. Duhen plotësuar kritere të forta dhe vendi ynë paraqitet mirë me plotësimin e tyre deri tani.
2. Të realizosh Tregun e Përbashkët Rajonal
3. Të realizosh reforma tërësore(cluster)
4. Ta meritosh asistencën financiare të BE-së
5. Të përgatitësh projekte konkurruese me përfitime rajonale
Kemi pothuajse dyfishuar pjesën tonë në projektet e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor
Plani i ri i Rritjes i Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor nga i cili Shqipëria pritet të përfitojë mbi 900 milionë Euro në formë dhurate ose kredi të buta, do të krijojë edhe me tepër hapësirë financimi për mbështetjen e projekteve të zhvillimit tek ne.
Një pjesë e mirë e këtij fondi, më shumë se gjysma e tij (53.5%) do të mbështesë zbatimin e projekteve të rëndësishme nëpërmjet mekanizmit të Fondit të Investimit të Ballkanit Perëndimor (WBIF).
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave po punojnë fort me projektet e përgatitura dhe të tjerat që duhet të propozojmë, sidomos në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Planit të tij kryesor, që quhet Axhenda e Ndërlidhjes(Konektivitetit). Deri në qershor 2023, në vlerë totale, Shqipëria përfaqësonte rreth 13 përqind të projekteve të Axhendës (nga 7 përqind në fund të vitit 2019 dhe 11 përqind në fund të vitit 2020), duke përmirësuar pozicionin e saj, gati duke e dyfishuar pjesën e saj, për shkak të miratimit të dy projekteve të reja në samitin e Sofjes, për rehabilitimin e HEC-it të Fierzës, me vlerë 43 milionë euro dhe për Unazën e Madhe të Tiranës, me vlerë 159 milionë euro.
Me miratimin e fondeve për hekurrudhat, pjesa e vendit tonë në Planin e Rritjes shtoher akoma.
Unaza e Madhe e Tiranës(përfundon më 31 dhjetor 2024) 150.9 mln euro
Hekurrudha Durrës-Rrogozhinë 120 mln euro
Hekurrudha Tiranë-Rinas-Durrës 91.5 mln euro
Shqipëria ka dhe shpërndarjen më të gjerë të investimeve në bazë sektori, duke përfshirë transportin, energjinë dhe sektorin digjital.
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është pjesë e rëndësishme e Rrjetit të Transportit TEN-T të Bashkimit Evropian
Kemi mbi 35 vjet që 95 përqind prej nesh nuk e kemi parë më hekurudhën dhe trenin. E megjithatë, është transporti më i përdorur në të gjitha vendet përreth nesh, madje edhe në vendet më të zhvilluara. Po pse? Sepse është transport komod dhe i lirë. Dhe me trenat elektrikë, lëviz shpejt dhe pa ndjerë zhurmë.
Punimet në terren për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit do të nisin në dhjetor të këtij viti. Kjo linjë hekurudhore, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë, do të jetë më e shpejta në vend (deri në 120 km/orë me shpejtësi mesatare 100 km/orë) dhe do të ndërtohet sipas parametrave të linjave hekurudhore moderne të sotme të Bashkimit Evropian.
Kosto tërësore e hekurrudhës do të shkojë 373 milionë euro, ku, krahas 136 milionë eurove grant të BE-së, do të jenë dy kredi të buta nga nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), në masën 98.8 milionë euro dhe nga Banka Evropiane e Investimeve, me vlerë 100 milionë euro. Pjesa tjetër e financimit do të mbulohet nga buxheti ynë i shtetit.
Kosto totale 373 milionë euro
Kosto e elektrifikimit 60 milionë euro
Koha e ndërtimit 2024-2028
Pasagjerë në vit 2,300,000 vetë
Kreditë e buta që qeveria jonë po merr nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga Banka Evropiane e Investimeve, do të shlyhen brenda 17-20 viteve. Hekurudha e re do të jetë tërësisht e elektrifikuar, ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave të saj do të jetë deri në 120 kilometra në orë. Në këtë mënyrë, koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do të jetë 2 orë, gjë që nuk ndodh asnjëherë me rrugën automobilistike sot, sado e pangarkuar nga trafiku të jetë ajo.
Projekti parashikon ndërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, ndërtimin e një tuneli me gjatësi 320 metra, si dhe ndërtimin e 12 urave. Hekurudha parashikohet që të ketë një fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh që në vitin e parë të funksionimit të saj, fluks që do të rritet me kohën, si dhe do të transportojë një vëllim mallrash prej 900 mijë tonësh në vit.
Ajo do të përfaqësojë një çlirim të vërtetë të kostove për qytetarët tanë, pasi konsumi i karburantit të makinave të tyre për t’u zhvendosur nga Durrësi e Tirana për në Shkodër e më tutje saj, është sot katërfish më i lartë, se sa vlera e biletave për të udhëtuar me trenin e ri!
Për të mos folur për amortizimin e makinave të qytetarëve dhe ndotjen e rëndë të mjedisit. Apo për stresin e udhëtimit në një rruge tejet të ngarkuar, si dhe numrin e lartë të aksidenteve automobilistike, sidomos në aksin Tiranë-Laç-Shkodër.
Ku ka shqiptar qe e le makinen per trenin, ca flet ti. Jo tren te veri po anije kozmike, shqiptari eshte mesuar keq.
PërgjigjuDhe me te drejte se 50 vjete dallkauket e privuan nga 4 rrotaku
Deri sa qeveria shqiptare eshtë ni vi me bashkimin evropian kundër Kosovës e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, Shqipëria do merrë ,do shpërblehet nga EU
PërgjigjuBE dhuratë për shqiptarët që po ikin nga vendi!!! Çudi . T'a gëzojnë Afrikanët e Melonit hekurudhën. Edhe Meloni na dhuroi 136 milion euro!! Pse???
Përgjigju