Foto ilustruese

Fatos Çoçoli: Shqipëria, e para në rajon për parqet e erës

27 Korrik 2023, 16:28| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 16:43

  • Share

Më datën 25 korrik 2023, Ministria e Energjisë dhe Infrastruktures përfundoi ankandin për ndërtimin e parqeve eolike(të erës) për prodhimin e energjisë elektrike, me kapacitet total 222.6 megavat/orë(MGW/h). Është sikur, pa harxhuar asnjë lek nga paratë e taksapaguesve, të ndërtohet një hidrocentral i dytë i Vaut të Dejës, i cili e ka kapacitetin 250 megavat/orë. Ky ankand është i pari që organizohet nga qeveria shqiptare dhe po ashtu i pari i llojit të vet në rajon.

Në garë morën pjesë 14 kompani të huaja dhe vendase. Në fund të ankandit, komisioni i vlerësimit të ofertave të Ministrisë shpalli fituese tre bashkime kompanish te huaja dhe shqiptare(konsorciume), të cilat ofruan të ndërtonin tre parqe eolike me paratë e tyre, si dhe pranuan kushtin që 100 përqind të energjisë së prodhuar t’ia shesin shtetit shqiptar me çmim mesatar 64.5 euro për megavat/orë.

Zëre së ndërtuam një hidrocentral të dytë të Vaut të Dejës!

Për nga kapaciteti dhe rëndësia, tre parqet e eres që do të ndërtohen kanë fuqi të instaluar afërsisht sa hidrocentrali i Vaut të Dejës mbi kaskadën e Drinit.

Gjigandi francez Total Eren(https://www.total-eren.com/) , në bashkëpunim me një kompani shqiptare, do të ndërtojë një park ere me kapacitet 75 megavat/ore. 100 perqind e energjisë së prodhuar nga ky park do t‘i shitet shtetit tonë me çmimin shumë të leverdisshëm, 44.88 euro për megavat/orë.

Konsorciumi i udhëhequr nga kompania e mirenjohur turke Guris Insaat (https://www.guris.com.tr/)   ka ofruar të ndërtojë një park ere me kapacitet po 75 megavat/ore. Edhe këtu, 100 përqind e energjisë së prodhuar nga ky park do t‘i shitet shtetit tonë me çmimin konkurrues ne treg prej 74 euro për megavat/orë

Gjigandi austriak Verbund (https://www.verbund.com/), i cili ka ndërtuar në Shqipëri, së bashku me kompaninë tjetër austriake EVN hidrocentralin e Ashtës, ka ofruar të ndërtojë një park ere me kapacitet 72.6 megavat/orë. Edhe Verbund do t’ia shesë 100 përqind energjinë e prodhuar nga ky park shtetit tonë, me çmimin konkurrues në treg prej 74.95 euro për megavat/orë.

Kompanitë do të blejnë vetë tokën nga privatët, pra nuk e marrin nga shteti. Do të ndërtojnë parqet eolike me paratë e tyre dhe kanë detyrimin që të gjithë energjinë që do të prodhohet, t’ia shesin shtetit shqiptar.

Çmimi i siguruar-tejet i leverdisshëm

Në total, çmimi mesatar fiks, me të cilin shteti ynë do të blejë nga këto kompani energjinë është 64.5 euro/megavat-orë, shumë më i ulët se çmimi mestar me të cilin shteti gjerman ose shteti francez, në të njëjtën kohë(qershor-korrik 2023, do ta blejnë energjinë nga marrëveshje të lidhura me kompani private, ndërtuese të parqeve eolike në vendet përkatëse.

Tabela 1.Çmimi i ankandit eolik shqiptar:
1.       Gjigandi francez Total Eren                          44.88 euro/MWh
2.       Turkja Guris Insaat                                           74 euro/MWh
3.       Gjigandi austriak Verbund                            74.95 euro/MWh
·         Çmimi mesatar i ankandit në Shqipëri ishte 64.5 euro/MWh, shumë më i ulët dhe i leverdisshëm nga çmimet e siguruara nga shteti gjerman dhe ai francez në të njëjtën kohë
·         Ky çmim është sa gjysma e çmimit mesatar pesëvjeçar 128 euro/MWh, të importit të Shqipërisë në kohët pik (shtator-tetor)

Në total, shteti yne përfiton 111.3 megavat-orë kapacitet të instaluar, me çmim 64.5 euro për megavat-orë. çmimi mesatar i pëfituar nga kjo procedurë është shumë më i ulët nga çmimet mesatare të përftuara nga ankande të ngjashme për energjinë e erës në Evropë.

Në raundin e fundit të ankandit të këtij viti në Gjermani, çmimi mesatar i dhënë ishte 73.40 euro/MWh, pasi qeveria ngriti çmimet maksimale të ofertës me një të katërtën, duke reflektuar presionet inflacioniste mbi kostot e projektit dhe rritjen e normave të interesit. Ndërsa në ankandin e fundit francez të parqeve të erës në tokë, u dhanë 73 projekte me një kapacitet total prej 1,156 MW, të cilat do të prodhojnë energji elektrike për një çmim mesatar prej 85.29 euro/MWh.

Tabela 2. Çmimi i ankandeve eolike qershor-korrik 2023 në Evropë:
·         Shqipëria                                                             64.50 euro/MW
·         Gjermania                                                           73.40 euro/MWh
·         Franca                                                                   85.29 euro/MWh

Përfitimet nga ankandi i hapur ndërkombëtar

Ankandi i parqeve eolike konfirmoi diçka me shumë rëndësi. Sa herë në procedurat e prokurimit marrin pjesë kompani serioze ndërkombëtare, ulet ndjeshëm çmimi i përfitimit të shërbimit për qytetarin shqiptar.

Kjo është vërtet një punë e mirë. Është dëshmia e fuqisë së ankandit ndërkombëtar dhe transparent, ku ai që fiton është interesi publik dhe rritja e ndjeshme e kapaciteteve prodhuese të energjisë në Shqipëri, nga burime të ndryshme nga uji. Për më tepër, e gjithë kjo energji që do të prodhohet brenda pak kohe ndërtim të parqeve eolike(një vit-një vit e gjysëm), njëherë që është siguruar toka, do të blihet nga shteti e gjitha për llogari të qytetarëve konsumatorë shqiptarë, me një çmim dy herë më të ulet, nga mesatarja pesëvjeçare e importit të energjisë në periudhat pik në tregjet ndërkombëtare .

Ankandi i parqeve diellore në Spitallë dhe Karavasta, i fituar nga gjigandi tjetër francez Voltalia, është një tregues edhe ai i transparences dhe i garës së hapur ndërkombëtare.

Për të ndihmuar kompanitë që do të merrnin pjesë në ankand, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me konsulentët e Bankes Boterore, hartoi një studim, i cili është një analizë e përgjithshme e erës në territorin shqiptar, për të treguar zonat potencialisht të përshtatshme për zhvillimin e projekteve të reja eolike, si dhe zonat e papërshtatshme/të papranueshme për zhvillimin e projekteve të energjisë së erës, të përcaktuara si “të kufizuara” ose “zona të ndaluara”. Studimi u vendos në dispozicion për të gjithë të interesuarit, i aksesueshem në faqen zyrtare të MIE në adresën: https:/www.infrastruktura.gov.al/shprehje-interesi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 28/07/2023 09:08

    po shpresojme se do behen nuk e ka tosi ne dore :)

    Përgjigju
  • Xoni: 27/07/2023 19:15

    Per momentin je I fundit ne rajon o Tosi. Kur te behen ketu jemi flasim.

    Përgjigju
  • Fredi i Cakes: 27/07/2023 18:02

    O Tos,shume llafe ke ti te keqen..! Bota ka kohe qe nuk nihet me reklama po i ka vene ne pune,kurse ti vazhdon me projekte. Po ik o babam,kur ti besh na thuaj,mos na e lodh koken,se sapo me erdhi interneti se kisha dy ore pa drita..

    Përgjigju
    • Fred: 27/07/2023 20:55

      Akoma krahasohet Shqiperia me boten?! Shqiperia u shkaterrua e u fundos, shteti ende ndertohet dhe 'fredi i cakes' kerkon te jete njelloj me shtete qindravjeçare?!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?