Sot gjithe diten kam marre urime nga shoke e miq, te cilet kane degjuar emrin Fatos Hoxha si te ngarkuar me pune ne kongresin e foltores.
Shoket e mij nuk jane foltoriste, jane thjesht njerez qe shprehin empati per aktivizimin tim politik. Une i falenderoj perulesisht per dashamiresine e tyre. Ne respekt te tyre po bej kete sqarim:
Fatos Hoxha i foltores eshte nje person tjeter qe une nuk e njoh. Edhe pse nuk e njoh i uroj qe Zoti ta ndihmoje ne rrugen ku ka hyre.
Por une dhe kongresi i foltores nuk kemi asnje pike takimi.
Une e di me siguri se ky kongres eshte dita e vakise se madhe per PD dhe demokratet do ta qajne gjate kete dite, si ata qe sot jane te qarte si puna ime per gjemen qe ka gjetur PD-ne, ashtu dhe ata qe sot skuqin shuplakat me harbim dhe mllef derdimenesh. Kongresi i foltores nuk eshte program politik, nuk eshte vizion, nuk eshte shprese nuk eshte zgjim, nuk eshte fuqi. Kongresi i foltores eshte vetem procesion.
Eshte procesioni i “liderit historik” drejt fundit te tij te palavdishem, eshte shetitja e fundit drejt rruges se vetasgjesimit, eshte perendimi i turpshem i vokacionit perendimor te PD-se,eshte foltorizimi i opozites, eshte ngadhnjimi i pamerituar i Edi Rames mbi shpirtin irredent demokrat.
Kongresi i foltores eshte nje ngajrje e zeze per demokratet, eshte deshperim, eshte fatalitet.
Une kam bere gjithshka kam mundur qe ky fatalitet mos te na binte mbi koke.
Une nuk jam pjese e foltores, pavaresisht se miqt e mij me kane degjuar emrin atje. Ndaj sot nuk me ngelet gje tjeter veçse te uroj Fatos Hoxhen e foltores, qe nuk e njoh, por qe e çmoj si demokrat, Zoti e ndihmofte ne hallin qe e ka zene!