Juristi Romeo Kara, personi i cili denoncoi publikisht aferën CEZ-DIA, sot në "Studio Live" në Report Tv tha se gazetari Fatos Mahmutaj përmes intervistës me Vojsava Ismailajn, bashkëshorten e Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i vetmi i ndëshkuar për këtë aferë, ka fakte dhe prova që implikojnë Ilir Metën. Sipas juristit, Mahmutaj është marrë në pyetje për të bërë verifikimin e intervistës.
"Mendoj se është për Cez Dia-n. Është një pjesë shumë e rëndësishme e atij procesi. Është personi që i ka vënë kapakun bindjes time për rolin e Metës në atë aferë. Besoj po bëhet verifikimi i intervistës që ka bërë. Hetimet ndodhen në fazën që po verifikohen sa të vërteta dhe të qenësishme janë faktet dhe provat. Po avancohet në fushën e investigimit. Besoj se jemi në momentet e fundit të investigimit", tha ai në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.
Lajmi kryesor:
Afera CEZ-DIA, gazetari Fatos Mahmutaj merret në pyetje nga SPAK! Flet për intervistën me gruan e Kastriot Ismailajt: Implikon Metën
B.K/ReportTv.al