Fatos Nano, i keqi i vetes dhe i miri i botës! Flet ish truproja i ish-kryeministrit

5 Prill, 21:17| Përditesimi: 5 Prill, 22:34

  • Share

Ai është kryeministri i 25 i shtetit shqiptar i zgjedhur 3 herë për të qenë në krye të detyrës! Fakte dhe dëshmi mbi jetën publike të Ish Kryeministrit nga njeriu i tij më i afërt. Në Esencë në Report Tv, i ftuar ish truproja i Fatos Nanos Viktor Agolli: Si ishte të punoje me Kryeministrin Nano. Ai njihet ndryshe edhe si Tori i Nanos.

Eljan Tanini: -Kush është Tori i Nanos?

Viktor Agolli: -Datëlindja ime është viti 1958, prindërit erdhën në Tiranë në vitin 1960. Jemi 7 fëmijë, 5 vëllezer e dy motra. I falenderoj prindërit e mi për sakrificat. Kam vazhduar Shkollën Mekanike në Durrës. Kam qenë i dhënë pas letërsisë dhe sportit. Ndiqnim Pozdravin më shumë dhe Jugosllavin. Shokët nga Tirana vinin te ne në shtëpi për të parë televizor. Me bashkëshorten që sot nuk jeton më kam 3 vajza. Unë jam i majtë, kam qenë gjithmonë rebel i njerëzve që i mbyllnin gjërat. Ajo kohë kishte edhe të mirat e saja.

Eljan Tanini: -Si je njohur me Nanon?

Viktor Agolli: -Një ditë në Zërin e Amerikës dëgjoj Gramoz Pashkon dhe Fatos Nanon. Pashko ishte për ekonominë e lirë ndërsa Nano për ekonominë e lidhur nga shteti. Pas vitit 1990 u prish çdo gjë! Me Fatos Nanon jam njohur te Ish Komiteti Qendror te Zyrat e Kuvendit sot. Kemi krijuar me një grup shokësh edhe Partinë Socialiste në Kamëz bashkë me Luanin, Shkëlqimin, Bashkimin, Dhimitrin dhe Fran Gjinin që më pas u bë kryetar i Bashkisë Kamëz. Dikur Fatos Nano punonte edhe pranë Nexhmie Hoxhës. Nano nisi një turne nëpër Shqipëri, nisi nga Pogradeci. Në veri të Shqipërisë na kanë pritur shumë mirë. Fatos Nano për çështjen e ndihmave u fut në burg. Gjthë Gjon Markagjonasit na kanë pritur shumë mirë. Jam përballur me grupet kriminale duke folur për Pjetër Arbnorin.

Eljan Tanini: -Kush e akuzoi dhe kush e futi në burg Nanon?

Viktor Agolli: -Nanon e kishte akuzuar dikur Blerim Çela për shpërdorim detyre dhe vjedhje. Populli thërriste: Fatos Nano mos u tut, Blerim Çela është hajdut! Fatosin e kanë arrestuar në Prokurorinë e Përgjithshme ata dy famëkeqët: Arbër Qeleshi dhe Genc Gjokutaj. Për katër orë Tirana u mbush me mijëra protestues. Janë arrestuar edhe kolegë të tjerë, edhe ne vetë u strehuam kudo. Ishte koha e 4 nënkryetarëve. Nisën mitingjet pas arrestimit të Nanos, avokatët bënë punën e tyre. Në fillim Nano ishte në Burgun e Tiranës, pastaj në Bënçë. Unë isha edhe në dispozicion të familjes. Partia Socialiste kishte organizim të fuqishëm. Nga Burgu i tij Fatos Nano dha urdhër që të tërhiqeshin protestuesit. Edhe Servet Pëllumbi është gjakosur nga policia speciale. PS protestonte për vjedhjen e votave, nisën protestat masive. Fatos Nano ka dalë nga burgu në Mars të vitit 1997 pasi u bë marrëveshja e famshme, armëpushimi. Unë kam qenë atje, nuk jam larguar kurrë nga detyra.   Përveç Bilalit, vetes sime dhe Bedriut, erdhën edhe 5-6 djem të forcave speciale. Astriti, Durimi që ndenjën deri në vitin 2001. Për Fatos Nanon nuk ishte e lehtë, ka pasur edhe rryma brenda partisë kundër tij. Një rrymë kundër Nanos ishte edhe Ilir Meta, më i tmerrshmi.  Meta siç duket e kishte gëlltitur atë lugën me çorbën e prishur. Fatos Nano është ulur, ka folur me Metën edhe te Vila në Durrës, edhe te shtëpia në periferi këtu në Tiranë te vjehrri, më pas doli KPD e famshme. 

Eljan Tanini: -Si ishte ai si drejtues?

Viktor Agolli: -Nano ka qenë një lidership me të metat dhe të mirat e veta. Pija e preferuar e Nanos ishte vera, pastaj xhin tonik dhe cigare. Nano e ka dhënë dorëheqjen disa herë. Kam qenë një vit edhe shoqërues i Magbule Çeços. Fatos Nano nuk mbante inat me kolegët. Unë i dija të gjitha qelizat e Nanos. Në vitin 1999 kam punuar me Magbule Çecon, ishte deputete e Jugut. Në Lazarat kemi hasur në probleme. Vëllai i të ndjerit Azem Hajdari më lajmëroi që mos të shkonim në Lazarat, ata donin të bënin një skandal me Magbulen. Dash Aliko dha urdhër që të na linin të lirë, ata ishin të gjithë sy kuq. Jo për mburrje, unë kam qenë negociator i shkëlqyer! 

Eljan Tanini: -Nga kush keni marrë leksioni për mbrojtjen e personaliteteve?

Viktor Agolli: -Në fillimet e mia kam marrë leksione nga Sulo Gradeci dhe Behar Shurdha. Antiplumb ka veshur vetëm një herë Fatos Nano në Urën Vajgurore, kemi shpëtuar kot. Atje vranë edhe katër policë, nga mitingu që bëri Nano në Berat. Të punosh me njerëz si Fatos Nano, është përgjegjësi, sakrificë dhe kënaqësi. Sakrificë është sepse pjesën tjetër të familjes e harron. Fatos Nano ishte nga ata njerëz që e niste punën në 8 të mëngjesit dhe e mbyllte në orën 4 të mëngjesit tjetër. 8 shoqërues ishin kur Nano u bë kryeministër, 20 në funksione të ndryshme. Unë i thërras gjithmonë ‘’Shefi.’’ Fatos Nano ishte i keqi vetes dhe i miri i botës! Nano i ndërronte këmishat në makinë kur i bëheshin pis, madje duke ndërruar këmishat i jepte edhe makinës!

Eljan Tanini: -Po makinës pse i jepte?

Viktor Agolli: -Nano i jepte makinës sepse e kishte shplodhje truri. Puna dhe qejfi ishte për Nanon, ama puna ishte punë! Nano ishte pasqyra e vërtetë e intelektualit shqiptar. Truproja flinte në dhomën përballë, kështu edhe në shtëpitë e pushimit. Nano nuk çohej kurrë nga ushqimi pa mbaruar çunat. Darka e Vitit të Ri haej bashkë. Une flija gjithmonë kur mbyllej drita e dhomës së Zotit Nano. Gjithmonë kam fjetur në atë mënyrë që të isha gati për kryeministrin. Grupi i ribërë për mbrojtjen e Fatos Nanos në vitin 1997 me Bilal Selmanajn, Bedri Merorin, Astrit Mertirajn, Mondin, Durimin, Viktorin, Agimin, Vason, Bujarin, Ilirin, Astritin tjetër ishin grupi që i kishin zili edhe kundërshtarët!  Kam bërë dy specializime, në Kajro dhe Izrael. Edhe kur pinte ishte në gjendje të mirë. Ish kryetari i Partisë Demokratike kur piu një gotë verë në Krujë u rrëzua, Fatos Nano kurrë.

Eljan Tanini: -Po hallet politike?

Viktor Agolli: -Ndërkombëtarët në 1 Shtator të vitit 2005 e detyruan Nanon të linte postin. Nga puna më hoqi urdhëri i presidentit të asaj kohe dhe të ministrit të asaj kohe, ne dolëm në reformë, na flakën në rrugë. A thua se ishim shoqëruesit e Millosheviçit, jo të Fatos Nanos. Ishte urdhëri Berisha-Olldashi. Sa herë që ka udhëhequr Partia Demokratike në këtë vend ka patur vetëm vrasje. Në 21 Janar unë kam qenë atje te dy kullat, kam qenë aty me gazetarin Artan Hoxha. Aty pashë turmën që po i mbyste gazilotsjellës Valentina Leskajn dhe Fatmir Xhafën. Shqeva xhupin që ti ndihmoj. Një herë morëm masa të rrepta kur na thanë se diçka do të ndodhte pranë shtëpisë së Nanos, por nuk ndodhi asgjë. Shoqëruesi personal nuk është trim, ështe punë mes kolegësh. Kur kishte urgjencë firmoste kudo, unë shumë gjëra i mbaja gati në xhep.

Eljan Tanini: -Divorci?

Viktor Agolli: -Ne ishim familjarizuar me familjen kur ndodhi divorci, na erdhi keq! Ai bëri një gjë të paktën emancipuese, tha mos bëni nëpër zyra, të paktën martohuni. Bënte shaka, akoma me këto gra e burra? Mariza Lino, Ish Ambasadorja Amerikane në Tiranë thoshte me shaka: Fatos Nano edhe kur është me nerva bën shaka!  70 mijë lekë të reja e kishim rrogën ne si truproja, kishim edhe dieta. Nano pinte 3 pakta në ditë, Dunhill dhe Marlboro të kuqe. Dasma e dytë u bë në Golem, me Artiola Toskën e të tjerë deri në katër të mëngjesit. Erdogan dhe Berluskoni ishin në dasmën e Fatosit. E kam takuar në vitin 2022 për herë të fundit, isha Shef i Stacionit Kufitar të Durrësit. Bixhoz edhe luante, jo me lekët e veta! Siguria ka qenë gjithmonë e sigurtë për të. Jashtë shtetit siguria ishte sipas truprojave të vendit ku shkon, pavarësisht se ishim edhe ne. Ashtu kam vepruar edhe unë këtu. Unë nuk kam qenë, kolegët po. Nano i ka thënë Millosheviçit: -Njihe Kosovën se fundi juaj do të jetë i tmerrshëm. Ky është një profesion që duhet ta dashurorsh, mos u tallni dhe mos i përbuzni ata njerëz që punojnë në Gardën e Republikës. Këtu marrin njerëz që i kanë nga fshati. Një truprojë duhet të jetë shurdh, memec edhe qorr. Unë qendroja gjithmonë në makinë me të, kam dëgjuar më shumë! Sot po të më thonë fillo punë me Fatos Nanon, sot e nis punën direkt. Detyra ime ishte të punoja dhe të kontrolloja jashtë zyrës së Kryeministrit. Se çfarë bënte brenda ai nuk ishte punë për mua. Fatos Nano shante edhe acaroheshe vetëm 5 minuta. Një herë nuk u pergjigj një ministër dhe shkuam e morëm ashtu siç ishte, me tuta. Fatos Nano ishte një intelektual që erdhi në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Nuk lodhem kurrë së foluri për Fatos Nanon!  

Puna ime kryesore në jetë ka qenë:Të punoj për familjen time, të respektoj familjen time, të respektoj ligjet e shtetit dhe të punoj për Atdheun tim.

E.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • demo: 10/04/2024 03:13

    Nano ka mbetur kryeministri me i afte dhe me atdhedashes qe ka pasur ky vend keto 33 vjet.

    Përgjigju
  • ArMIKU I SHQIPTARIT ESHTE VETE SHQIPTARI: 07/04/2024 13:44

    te gjithe udheheqesit e albanistanit qe nga enevr haoxha e metej vetem verferi mjerim e luftera kane sjelle ndermjet shqiptareve .

    Përgjigju
  • Genci: 06/04/2024 19:27

    Ore ky robi ca pune ben akoma badigard esht?!

    Përgjigju
  • Psikiatri: 06/04/2024 12:34

    Pisa ordinere te dy

    Përgjigju
  • Hajrija pej Dibre: 06/04/2024 12:33

    Qen Nano e kelysh ti

    Përgjigju
  • Misotaqis: 06/04/2024 10:38

    Ka vujt dhe po vuan i shkreti

    Përgjigju
  • Arben: 06/04/2024 09:34

    Me Fatos Nanon kam qene komshi dhe jemi rritur bashke, Nena e tij Maria ishte nje zonje e vertet dhe me zemer te madhe qe na ushqente dhe na edukonte kur shkonim dhe dilnim nga shkolla 8 vjecare Hoxha Tahsin ku ato dhe kishin shtepine..!Kjo zonje ndaloi me forcen e fjales se saj internimin e familjes time Tufina dhe familjes se arkitektit Maksi Velo nga listat e Manush Myftiut! Fatosi ishte vertet lider per Demokracine dhe jam i sigurte qe nese do ishte si kryetar i Partise Demokratike ,kjo Parti do bente blu Shqiperine perjetesisht! Ai njihte mire politiken boterore dhe i vetmi intelektual qe jipte doreheqjen kur duhej dhe merrte drejtimin e shtetit kur duhej! Fatosi mbetet figura me e dashur jo vetem per te majtet por dhe per te djathtet e vertet!

    Përgjigju
  • Ganii: 06/04/2024 06:23

    Epo ska rirp me te madh se te jape edhe ky aponion per Tos rrezikun. Ky eshte ordiner

    Përgjigju
    • Po o rryp: 06/04/2024 10:40

      Po ku i njeh njerzit ti m qe shpre mllef neper komente ? Apo te ka bo na nje gjo ky…

  • Pena: 05/04/2024 23:12

    Paska akoma burra Shqiperia!

    Përgjigju
  • xXx: 05/04/2024 22:41

    Nano ishte dhe eshte kokrra e ordinerit qe shiti Shqiperine...

    Përgjigju
    • Qwert: 06/04/2024 09:25

      Ok.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?