‘Fatos Nano u burgos për hesap të partisë në pushtet’, Rama: Me reformën në drejtësi, po pastrojmë llumin shumëvjeçar të politikës

3 Nëntor, 11:39| Përditesimi: 3 Nëntor, 12:05

  • Share

 

Kryeministri Rama thotë se reforma në drejtësi po fshin llumin shumë vjeçar të politikës. Për herë të parë njerëz me pushtet poltik po përballen me drejtësi të pavarur, tha kryeministri, ndërsa u ndal edhe në burgosjen e liderit të opozitës së asaj kohe, Fatos Nanos. Rama tha se u burgos për hesap të partisë politike në pushtet.

“Mjafton të kujtoni Fatos Nanon, që u burgos jo nga një drejtësi e pavarur, as për përfitime të paligjshme personale, por për hesap të një partie në pushtet që më pas e fundosi Shqipërinë në rrënojat e piramidave financiare pa iu hyrë as një gjemb në këmbë. Sot historia e partisë në pushtet që orienton dhe kontrollin drejtësinë ka marrë fund. Udhëhoqëm një reformë në drejtësi që fshiu një pjesë të madhe të llumit të korruptuar me vetingun dhe tani po fshin edhe llum nga ai i zullumit shumë vjeçar të politikës. Kijeni parasysh asnjë nga vendet e reja anëtare të BE, ato që kanë hyrë më parë, nuk e ka bërë një reformë të tillë para se të futej në BE. Në rajon kjo s’ka ndodhur akoma dhe as në vendet që i kanë çelur negociatat para nesh kjo nuk ka nisur të jetë një reformë. Prandaj jam shumë besimplotë se pse ne kemi ecur shumë para pavarësisht bllokadave që na janë bërë herë nga një shtet herë nga një shtet tjetër, e ardhmja jonë në BE nuk është me e largët por është në duart tona për ta afruar në harkun e 5 viteve të ardhshme”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Edi Rama nga Selaniku: Vorio Epiri ka vdekur, këto ditë më kërcënuan, janë fosile! Dua votën tuaj, ta integrojmë Shqipërinë në BE! Drejtësia e çliruar nga duart e pushtetit politik


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?