Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish-kryeministrit socialist Fatos Nano.
Ditën e sotme (12 Shtator) njoftohet se operacioni i kryer u mbyll me realizimin mjekësor të vendosjes së një proteze të pjesshme në këmbë, pas dëmtimit që kishte marrë në rrethana dhe dinamikë të panjohur.
Nano do vijojë të qëndrojë në spital për rehabilitim të plotë sipas mjekëve.
Ish-kryeministri u shtrua pasditen e djeshme (11 Shtator), në një spital privat në Tiranë, pasi ka pësuar një thyerje në këmbë.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.
Lideri historik i Partisë Socialiste iu nënshtrua një intubimi, pasi kishte një problem kronik respirator, që njihet edhe si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
Në atë kohë gjendja e tij ishte shumë e rëndë, por me kujdesin e mjekëve arriti që ta kalojë atë periudhë të vështirë për shëndetin.
Fatos Nano, 72 vjeç, ish-kryeministër i Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005.
Kur do hetoj SPAK pasurin e Nanos?
PërgjigjuLider si Fatos Nano nuk e ka asnje parti politike ne Shqiperi,i urojme sherim te shpejte
Përgjigju