Faturat e hotelit në Barcelonë dhe 'Silicon Mix'/ Arbër Mazniku dhe Niko Peleshi mbi 90 minuta në prokurori (VIDEO)

30 Shtator 2019, 10:11| Përditesimi: 30 Shtator 2019, 15:48

  • Share

TIRANË- Dy zyrtarët e lartë, Arbër Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë dhe ish- ministri i bujqësisë Niko Peleshi janë pyetur nga Prokuroria e Tiranës si person që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, në lidhje me pagesën e një fature hoteli nga një biznesmen dhe futjen e pesticidit "silicon mix" në territorin shqiptar.

I pari që u paraqit në prokurorinë e Tiranës teksa ora shënoi 11:00 ishte Mazniku, për të cilin prokuroria kryen hetime nëse ka shkelur ligjin teksa biznesmeni Shkëlqim Fusha i ka paguar atij një faturë hoteli në Barcelonë.

Arbian Mazniku (djathtas)

Këto hetime nisën pasi në media u publikua fatura dhe Partia Demokratike akuzoi Maznikun se kish shkelur ligjin. Numri dy i bashkisë Tiranë në dalje pas deklarimeve u shpreh se iu përgjigj Prokurorisë për të hedhur dritë mbi baltën dhe lajmet e rreme.  "Është që t'i japim drejtësisë informacionin, sepse vetëm e vërteta mund baltën, zhurmën dhe 'Fake News', tha Mazniku pasi u morr në pyetje.

Ndërsa ish-ministri i bujqësisë i cili nga media është akuzuar se ka lejuar futjen në treg të pesticidit "Silikon Mix" u paraqit në 12:00 pa praninë e një avokati, por në përfundim të deklarimeve pyetjes së mediave u përgjigj vetëm me ‘’mirpafshim’’.

1569838455_peleshi.jpg

Ish-Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi sot te Prokuroria e tiranës

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erioni: 30/09/2019 15:53

    Mazniku e ka te provuar akuzen e korrupsionit. Duhet te ishte arrestuar dhe cuar ne gjykate. PS duhet te pastroje vetveten nga maznike pafund qe kane marre peng shtetin.

    Përgjigju
  • eri: 30/09/2019 12:59

    nuk eshte akuze e PD doli ne media dhe PD e perdori si rast dhe mire beri ,...Pse doni ta zhvlersoni si rast Zotria eshte super i korruptuar bashke me kryeatarin po bejne baterdi ndertimesh ne tirane pa kriter

    Përgjigju
  • ana: 30/09/2019 12:53

    Ky ja fut kot,tip mashtruesi.Fatura eshte paguar nga Fusha sh.p.k.,ky flet per gjera te tjera,fol kot,pa lidhje.Eshte shume e thjeshte,faturen e ka ne prokurori,apo edhe ky si Likja,qe kur kapen thone jo,eshte manipulim

    Përgjigju
  • tani: 30/09/2019 12:28

    "babale" cdo denoncim I PD.Mos ja vini me veshin.Pune horash

    Përgjigju
  • toni: 30/09/2019 11:58

    zorraxhinj mbeten. qylaxhinj. kane 20 vjet ne poste te larta dhe akoma duan dhomat e hotelit tua pagojne te tjeret. kalbeni brenda bashke me shoqnine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?