Mbajtja e maskës në autobus ndonëse është e detyrueshme për të gjithë për disa prej qytetarëve duket se nuk ka asnjë vlerë, ndaj lëvizin çdo ditë me urban pa e vendosur atë.
Kjo është një situatë e përditshme, që për pjesën tjetër të qytetarëve që i respektojnë masat anti-covid, është kthyer në një shqetësim.
“Jo nuk i mbajnë, asnjë, edhe ne zihemi disa here se u themi pse nuk i mbani e nuk i mbajnë. Duhet të vej një gjobë shteti që ti mbajnë, siç është jashtë shtetit. Unë asnjë kontroll nuk kam parë. Ai që pret biletat thotë nuk kam ca bëj se ai do lekët.
-Po ka njerëz që nuk i mbajnë, nuk janë aq të përgjegjshëm që ti mbajnë në autobus, thjesht i vënë për një moment dhe pastaj i heqin. Nuk ndihem komode sepse unë në fund të fundit mbroj veten time por mbroj edhe qytetarët e tjerë prandaj ne të gjithë duhet të vëmë maskat sidomos në ambiente të mbyllura”-thanë disa prej qytetarëve.
Dezifektanti që duhet të ishte në çdo autobus, nuk shihet gjëkundi.
Një tjetër shqetësim për qytetarët që lëvizin çdo ditë me autobusë është kthyer dhe numri i lartë i pasagjerëve që ka në linjat e transportit publik.
“Mëngjesi dreka edhe pasditja ka shumë, te porcelani sidomos pasdite është e paparë, mbushen plot autobusët. Do ishte e mira që të mos mbusheshin dhe aq plotë se ashtu mbaj maskën ti por nuk ka rëndësi sa e mban maskën pastaj.
-Me thënë të drejtën të Uzina ka njerëz, edhe vijnë shumë rrallë. Edhe kemi frikë sepse çfarë nuk po dëgjojmë.
-Urbanet janë plot edhe nuk ruhet distanca plotësisht”-u shprehën disa qytetarë.
Sipas qytetarëve që udhëtojnë çdo ditë me autobusa, nuk kanë hasur asnjëherë kontrolle për mbajtjen e maskës.
Ketu ne U.S.A.nuk te lene te hysh ne autobus pa maske,sa per dizinfektantet,as autobuzet ketu nuk I kane,por pastrohen shpesh.Supozohet qe pasagjeri t'i kete vete.Po ju tregoj nje incident qe ndodhi nje dite kur isha ne bus:Hipi nje person ,por e uli masken nen mjeker se donte te hante nje banane.Shoferi e pa nga pasqyra e mesit dhe I kerkoi ta rivinte masken,kur udhetari nuk pranoi,shoferi deklaroi se nuk do nisej deri sa ai te rivendoste masken.Te dy debatuan pak ashper dhe secili po ngulmonte tek e tija.Ne pasagjeret e tjere menduam se do mbeteshim aty,pasi bus nuk po nisej.Pas disa minutash qendrese te heshtur nga te dy palet,me ne fund,nderhyne disa nga udhetaret e tjere dhe detyruan personin te vinte masken.Debati ishte shume I ashper,zerat u acaruan,aq me teper qe udhetari po bente shkelje te dyfishte,pasi ndalohet te hash ose te pish ne bus dhe kjo shkelje ishte shkaku I pare I heqjes se maskes.Ne fund rregulli u vu,udhetari u bind,ose me mire te themi u detyrua nga pasagjeret e tjere dhe autobuzi me ne fund u nis per ne destinacion.Ky eshte shembull I ndergjegjesimit dhe reagimit te shoqerise kur ndodhin raste te tilla.
Përgjigjupo cte thote faturino? ti dale ndonje "garip" ta rrafi. ate e menaxhon shteti, te ver polica ku ndalon busi, ose gjat rruges nuk e di kush nuk ka gjobe. faturino seshte roje ska ci ben nuk i nxhjerr dot jasht vec te plasi grushti.
PërgjigjuShume mire e bejn qe nuk thone gje.
Përgjigju