Anthony Fauci shprehet se nëse rritet numri i të vaksinuarve, SHBA-të do t’i rikthehen normalitetit në muajin shkurt ose mars.
“Shpresojmë që të rritet numri i vaksinuarve, deri në pikën kur Omicron do te bjerë në një nivel të ulët. Ne duhet të mbajnë në kontroll pandeminë, për të ruajtur shoqërinë, ekonominë dhe stilin tonë të jetesës ”, deklaroi Fauci.
Ndër të tjera ai tha se nuk po bën një parashikim, por është mendimi i tij personal.
“Shpresoj që gjatë muajit shkurt dhe mars, pandemia do të jetë në kontroll”, theksoi ai.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 300 000 raste të reja të Covid-19 në ditë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Anthony Fauci vuri në dukje se provat e fundit tregojnë se Omicron është më i lehtë se variantet e tjera.