Anthony Fauci

Bota

Fauci paralajmëron rrezikun nga shtimi i rasteve me koronavirus, por SHBA nuk do futet karantinë

1 Gusht 2021, 22:57| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 22:59

  • Share

Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllen përsëri për të frenuar COVID -19, por "gjërat do të përkeqësohen" pasi varianti Delta po rrit numrin e infektimeve, kryesisht tek individët e pavaksinuar. Kështu është shprehur eksperti më i lartë amerikan, Anthony Fauci në emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC.

Dr. Anthony Fauci tha se nuk parashikon mbyllje të tjera në vend pasi sipas tij një numër i konsiderueshëm njerëzish janë vaksinuar dhe kështu do shmanget situata e dimrit të kaluar. Por ai tha gjithashtu se nuk janë vaksinuar aq njerëz sa duhet për të ndalur shpërthimin e infektimeve.

"Nuk janë vaksinuar aq shumë sa për të shmangur shpërthimin e rasteve të reja me COVID-19, por besoj mjaftueshëm për të mos na lejuar të hyjmë në situatën në të cilën ishim dimrin e kaluar," tha ai.

Aktualisht, 58% e amerikanëve nga mosha 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?