Favorizoi kompaninë italiane për 132 mijë euro, lihet në burg ish-drejtoresha e kabinetit pranë OSHEE

11 Dhjetor 2022, 11:08| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 16:23

  • Share

TIRANË- Albana Ferraj, ish drejtoresha e kabinetit pranë OSHEE është lënë në burg. Ditën e sotme Ferrajt i ëhstë komunikuar masa nga Gjykata për favorizimin e kompanisë italiane për 132 mijë euro.
Arrestimi i ish drejtoreshës së OSHEE u bë i mundur vetëm pak ditë më parë (më 8 dhjetor) ndërsa ishte shpallur në kërkim që prej 2 vitesh.

Albana Ferraj, 48 vjeçe u arrestua nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për përfitimin e shumës 132 mijë euro si ryshfet për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016. Ferraj, e cila kishte postin e drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE, ishte arkëtuesja e ryshfetit nga kompania italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano.

Tenderi për shërbim-konsulence për energjinë elektrike u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë. Ferraj bashkëpunonte me 3 zyrtarë të OSHEE-së, të cilët u vunë në pranga në tetor të vitit 2020. Ata janë ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, si dhe 2 ish-zyrtaret Athinta Papa e Irma Derhiri.

Nga hetimet e bëra nga SPAK Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Derguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer veprimet në kundërshtim me ligjin duke favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a  për të përfituar shumën prej 132 mijë euro. Ndërsa Albana Ferraj, e cila në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.

Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe kompanisë italiane duke përdorur një shoqëri të tretë me seli në Shqipëri për të  fshehur natyrën e kundërligjshme të këtyre parave që përfitoi përmes korrupsionit pasiv me kompaninë  "Com Metodi" s.p.a.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bela bela: 11/12/2022 15:23

    Opo kjo ca eshte xhanem femer e mashkull,nga emri duket femer nga fytyra si mashkull eh bela bela,do jete sorosiane dhe kjo

    Përgjigju
  • Ana: 11/12/2022 14:51

    A thua ta ketë bërë këtë vjedhje kjo dhe ndarjet e pjesëve, pa miratimin e Ardian Çelës, e ky i fundit pa bekimin e Vangjush Dakos…

    Përgjigju
  • Eniada: 11/12/2022 14:32

    Obobo sa e shemtuar. Si dreqi qenka

    Përgjigju
  • Xxxxx: 11/12/2022 14:04

    Ka qene vajze dhe familje e shkelqyer pse e katandisi veten keshtu kjo.

    Përgjigju
  • asolingo: 11/12/2022 11:31

    Ne Shqiperi te gjithe Albana Ferraj jane,fatkeqesisht ky eshte realiteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?