Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, kryeministri Rama i është përgjigjur kritikave të deputetit socialist Ditmir Bushati, por dhe opozitës se po favorizohen oligarkët dhe se duhen anuluar koncesionet. Rama tha e në Shqipëri nuk ka oligarkë dhe ky është një term i gabuar që përdoret qëllimisht për të krijuar ide të gabuara. Rama tha se nuk ka asnjë person të pasur në Shqipëri që ndikon në vendimmarrjet politike dhe se këto biznesmen sot me qeverisjen e PS paguajnë më shumë taksa se më parë.
"Nuk kam asnjë ndjenjë të posaçme, është hapësirë e lirë diskutim, qasjesh dhe pozicionesh. unë i mbetem asaj që kam thënë sepse e besoj edhe sot në Shqipëri nuk ka oligarkë. mjafton të referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzion. oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur apo që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjetër. Oligarkë janë ata që influencojnë drejtpërdrejtë vendimmarrjet e qeverisë dhe caktojë axhenda politike në interes të tyre. Nuk ka asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe në qasje me interesat e vendit. ky term përdoret në mënyrë të gabuar dhe përsëritet vazhdimisht për të krijuar këtë de të gabuar. Përflitet për një disa njerëz që nuk janë bërë të pasur se erdhëm ne në qeveri, por ndër vite dhe me ardhjen tonë ën pushtet mund të them se po paguajnë më shumë taksa e më parë", tha Rama
Lajmi kryesor:
Debati për Zgjedhoren/ Rama rrëzon kushtin e opozitës për qeveri kujdestare: S'ka për të ndodhur! Jo gjyqtarë pa vetting në Kolegje
//ReportTv.al