DURRËS- Ishte në kërkim për shpërdorim detyre, në pranga Dhurata Lazaj. 55-vjeçarja Dhurata Lazaj, inxhiniere pranë ARRSH-së në Durrës.
Punonjësit e ARRSH-së favorizuan biznesmenin Mustafa Koka për të hapur rrugë për në karburantin e tij. Më herët janë arrestuar dhe ndaluar 7 zyrtarë dhe ndërtues.
"Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Procedohet penalisht një tjetër shtetas, për veprat penale "Shpërdorimi i tokës" dhe "Pushtimi i tokës".
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar "BYE PASS", kanë ndaluar shtetasen Dh. L., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorim detyre", njofton policia.